Akuzat për korrupsion, KLD pezullon dy gjyqtarë, një në Sarandë dhe një në Lezhë

Këshill i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra dy gjyqtaret, për te cilët prokuroria ka nisur procedimin penal dhe madje ka vendosur masën arrest me burg. Rasim Doda në Gjykatën e Sarandës dhe Parashqevi Ademi ne Gjykatën e Lezhës, akuzohen për korrupsion. Vendimi është marre ne mbledhjen e se premtes pas kërkesës se prokurorisë. KLD ka propozuar tre gjyqtaret Daniela Shirja, Miliana Muça dhe Bib Ndreca për ne Gjykatën e Shkalles se Pare për krime te renda, si dhe disa delegime gjyqtaresh.
Add new comment