Aktorja rrëfen sëmundjen që e ka prekur.

Postuar në 03 Qershor, 2014 15:24

Randi Ingerman ka pranuar se vuan nga një sëmundje e keqe. Në një intervistë të saj aktorja ka rrëfyer se, “Fatkeqësisht vuaj nga kriza epilepsie. Humbas vetëdijen në moment, dridhem dhe kjo gjë është shumë e rrezikshme pasi jetoj e vetme. Është e vështirë pasi jam rezistente edhe ndaj ilaçeve, nuk reagojnë. Jam prekur prej gjashtë vitesh, pasi humba tim vëlla. Po mundohem të gjejë kura alternative por është një situatë shumë delikate”.

Ajo thotë se pavarësisht sëmundjes nuk ka asgjë pse ti vijë turp pasi shton se që të gjithëve iu mbeten shenja në jetë nga traumat e tyre personale.

Ingerman tregon se për shkak të sëmundjes ka humbur disa shtatzëni, ndaj shton se dëshiron të adoptojë fëmijë, por ngre dilema nëse do t’ia besojnë për shkak të sëmundjes së saj, prej faktit se është e pazonja në momente të caktuara për tu kujdesur.

Aktualisht 46 vjeçarja është e vetme, dhe i ka përqendruar gjithë energjitë e saj në punë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.