100 celula islamistësh në shënjestër të autoriteteve gjermane, 350 të dyshuar për lidhje me "Shtetin Islamik"

Postuar në 19 Janar, 2015 00:06

Organet e ndjekjes penale dhe politikanët në Gjermani shprehen me gjuhën e shifrave për rrezikun terrorist në vend: 100 celula islamikësh, 350 të dyshuar për lidhje me "Shtetin Islamik". Në një shkrim të saj “Deutsche Welle”  thotë se Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës është duke mbikëqyrur sipas njoftimeve të gazetës "Welt am Sonntag" që nga viti i kaluar rreth 100 celula islamistësh në Gjermani. Fjala është për grupe dhe rrjete me nga dhjetë deri në 80 vetë, njofton gazeta duke cituar qarqe të organeve të sigurisë. Spektri përfshin grupe që mblidhen për t'u falur, grupe propagandistësh në internet, mbledhës fondesh dhe persona që kanë luftuar në Siri dhe janë kthyer tani në Gjermani. Plane konkrete për sulme nga ana e këtyre grupeve ende nuk janë të njohura. Sipas “Deutsche Welle” hetimet ndaj terroristëve të mundshëm po bëhen për organet e drejtësisë gjithnjë e më të vështira. Islamistët po komunikojnë tani gjithnjë e më pak në chat apo përmes rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter. Pjesërisht ata komunikojnë vetëm përmes shërbimeve me messenger si WhatsApp apo Threema dhe autoritetet e kanë të vështirë që të kontrollojnë komunikimin në sisteme të tilla, sepse "për të lexuar mesazhet që dërgohen në këtë mënyrë nevojitet një lidhje nëpërmjet një numri telefoni celular," citon gazeta një përfaqësues të forcave të sigurisë, i cili theksoi me këtë rast rëndësinë e agjentëve të fshehtë.

 

l.v

 

http://www.dw.de/100-celula-islamist%C3%ABsh-n%C3%AB-sh%C3%ABnjest%C3%ABr-t%C3%AB-autoriteteve-gjermane/a-1819851

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.