10 kuriozitete për "Perandoren e drogës"

Postuar në 07 Qershor, 2014 04:56

Claudia Ochoa Felix, e quajtur si “Perandorja e Antraksit”, në pamje të parë duket një vajze e re dhe e bukur por përveç kësaj, konsiderohet si një nga gratë më të fuqishme e më të rrezikshme të një rajoni të mbushur me dhunë dhe trafik droge.

Thuhet të jetë udhëheqësja e dyshuar e grupit të vrasësve, të quajtur Los Antrax. Grupi në fjalë është në shërbim të Ismael Zambada, bosit të drogësi të Sinaloas, një ndër organizatat kriminale kryesore të trafikut të drogës në Meksikë. Pra, çfarë mund të tregojmë tjetër për të? Ja 10 gjëra që duhet ti dini për “Perandoren e drogës”:

1. Ajo është diku rreth 27-vjeçe.

2. Ajo është martuar me një trafikant të drogës i njohur si "El Chavo" Felix, por ata tani janë të ndarë.

3. Ajo është nënë e tre fëmijëve.

4. Ajo ka qenë e raportuar nga mediat meksikane për arrestimin e Rodrigo Arechiga Gamboa, pjestar i një grupi vrasësish, në Amsterdam në fillim të këtij viti.

5. Ajo është e njohur si “Perandorja e Antraksit”.

6. Nuk ka hetime të nisura kundër saj.

7. Asaj i pëlqen AK-47(Armë).

8. Asaj i pëlqen të shkojnë në disko dhe klube nate në Mazatlan, Culiacan dhe Guadalajara, ku ajo është e rrethuar nga truproja të armatosura.

9. Ajo pëlqen rroba të mira dhe makina të bukura, ka një BMW dhe vesh rroba të kushtueshme.

10. Ajo është prezente në mediat sociale. Ju mund të gjeni lehtësisht foto të saj në Twitter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.