“Shpartallimi elektoral i Berishës është lajm i mire dhe për Kosovën”, thotë Mushkolaj

Në gazetat e Kosovës nuk është vënë re ndonjë zell i madh për të raportuar ngjarjen elektorale në Shqipëri, por kolumnistët tek-tuk janë bërë të gjallë për ta thënë të tyren. Nuk ka komente gazetash që vajtojnë atë që ndodhi, por ka disa komente që e përshëndesin. I fundit është shkrimi i Imer Mushkolajt, publikuar në gazetën Express. “Mund të gjenden plot të [njerëz në Kosovë] që nuk përtojnë t’iu mbajnë ligjërata bashkëkombasve andej kufirit se paskan votuar gabim dhe se Shqipëria po merrka fund pa Sali Berishën, [por] ky është verdikti i atyre që mendojnë të kundërtën, se Shqipëria po merrte fund me Sali Berishën në pushtet, me Sali Berishën në pushtetin e uzurpuar e klientelist, jodemokratik e autoritar, me Sali Berishën e embargos, ‘97’tës, Gërdecit, 21 Janarit, me Sali Berishën e pasaportave të munguara për kosovarët, me Sali Berishën e përrallave për bashkimin kombëtar, me Sali Berishën manipulues e të sëmurë për pushtet… Humbja e Sali Berishës është lajm i mirë për Shqipërinë. Edhe për Kosovën”, thotë Mushkolaj.
Dhe shton: Kosovarët, ndërkaq, më në fund duhet të mësohen se Shqipëria bën edhe pa Berishën, se Shqipëria nuk është e Berishës por e shqiptarëve”.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,890,115119
Re.Pu.
Add new comment