“Paris Fashion Week” gjen të përgatitur Rihanna-n

Postuar në 02 Korrik, 2013 08:30

Nisja e “Paris Fashion Week” ka gjetur të përgatitur Rihanna-n. Këngëtarja 25-vjeçare është fotografuar në formë të mirë dhe e veshur me stil në rrugët e Parisit, bashkë me mikeshat e saj. 

Një ndër këto mikesha, është edhe fituesja e cmimit Oscar, aktorja Jennifer Lawrence. Rihanna postoi në profilin e saj në Twitter një foto me të pas darkës pariziene që kaluan bashkë. 

Disa orë më vonë, këngëtarja nga Barbadosi publikoi një tjetër imazh të sajin, ku me një gotë verë të bardhë shëtit me makinë nëpër rrugët e kryeqytetit francez, që këto ditë të nxehta vere është në qendër të vëmendjes së Vip-ave për shkak të javës së modës. 
E si mos mjaftonin këto, Rihanna vijoi me postimet e fotove, me veshje të ndërruar, si për të treguar që ka një graderobë të pasur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.