“Panorama”/ Zbulohet urdhri i Ramës: Kryebashkiakët me 3 mandate të dorëhiqen. “Digjen” Gjika, Zeqo dhe Nasufi

Postuar në 25 Shkurt, 2015 01:53

E përditshmja “Panorama” shkruan sot se Kryeministri Rama u ka kërkuar dorëheqjen kolektive të gjithë kryebashkiakëve socialistë që kanë tri mandate. Burime pranë qeverisë pohuan për “Panorama” se kërkesa për dorëheqje i ka shkuar kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi, kryebashkiakut të Beratit, Fadil Nasufi, kryebashkiakut të Fierit Baftjar Zeqo dhe kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Bime. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, është në proces penal dhe ai nuk përbën ndonjë pengesë për kandidatin e ri që koalicioni i majtë do të mandatojë për këtë bashki. Artan Shkëmbi, kryetari i Bashkisë së Pogradecit, ishte i pari që iu përgjigj kërkesës së Kryeministrit Rama, duke dhënë dorëheqjen dy ditë më parë dhe duke u bërë thirrje dhe kolegëve të tjerë që të ndjekin shembullin e tij, shkruhet sot në “Panorama”

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.