“Kryevepra” e Jessie J.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 15:57

“Masterpiece” (Kryevepra) është videoklipi i radhës i Jessie J, ku këngëtarja britanike tregon gjithnjë e më shumë format e veta.

Në një fraksion fillestar të videos, ajo shfaqet me të brendshme duke treguar të pasmet e veta, një sekuencë që të paktën tani në fillim po përflitet më shumë edhe se sa vetë kënga dhe videoklipi i realizuar nga Tabitha Denholm.

Jessie njoftoi publikimin e videos për fansat e saj në rrjetet sociale me nënshkrimin: “Realizimi i kësaj kënge është më zbukuroi ditën. Shpresoj ta pëlqeni!”

Kënga është pjesë e albumit të tretë të këngëtares, “Sweet Talker” dhe videoklipi është regjistruar në Los Anxheles më 13 dhe 14 nëntor të këtij viti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.