“Koha Ditore”: Imami i dyshuar për terrorizëm, në konferencën “kundër terrorizmit”

“Koha Ditore” shkruan që Bashkësia Islame e Kosovës pretendon se i dyshuari për terrorizëm, Shefqet Krasniqi, nuk është pjesë e delegacionit zyrtar të saj në një konferencë kundër terrorizmit në Mekë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Luftimi i terrorizmit”. Konferenca, që ka nisur të hënën, është organizuar nga Liga Botërore Islame (RABITA) dhe po mbahet nën kujdesin e Mbretit të Arabisë Saudite, Selman ibn Abdul-Aziz Al-Saudi, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë, pjesëmarrës është edhe imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, i cili pak muaj më parë qe arrestuar si i dyshuar për terrorizëm dhe pastrim parash.
l.v
Add new comment