“Google Doodle” me flamur shqiptar në 28 nëntor? Ide e bukur, por...

Postuar në 21 Nëntor, 2012 16:59

“Google Doodle” janë ndryshimet argëtuese, befasuese e ndonjëherë spontane që i bëhen logove të Google-it për të kremtuar festat, përvjetoret apo jetët e artistëve e shkencëtarëve të mëdhenj. Kërkesat për Doodles janë rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe mbi 1.000 prej tyre janë realizuar tashmë. Kompania ka krijuar dhe një ekip që takohet rregullisht për të dhënë ide e për të vendosur cilat evente të vecanta meritojnë të kremtohen me një Doodle. Këtij ekipi i është drejtuar edhe një peticion nga Shqipëria që ka si ideator një të ri Korçar të quajtur Klajdi Hëna dhe ku kërkohet që në 28 nëntor logoja e Google të ngjyroset me flamurin shqiptar.

Sipas një raporti të televizionit TCH nisma online e të riut korçar është nënshkruar deri tani nga mbi 44.000 vetë. Në peticion shkruhet: “Shqipëria, është një vend i vogël, por ky apel kaq i sinqertë meriton të dëgjohet”. Sipas rregullave të ekipit të “Google Doodle” që një kërkesë të merret parasysh duhet të jetë firmosur nga 50 mijë persona. Por edhe nëse pragu i nevojshëm arrihet, gjigandi i kërkimit në internet nuk është i detyruar ta vendosë flamurin shqiptar, pavarësisht se e ka bërë një gjë të ngjashme për disa shtete të tjera.  Re.Pu.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>po a mund te firmosin ne qe &nbsp;jemi jashte &nbsp;Shqiperise?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.