“Google Doodle” me flamur shqiptar në 28 nëntor? Ide e bukur, por...

“Google Doodle” janë ndryshimet argëtuese, befasuese e ndonjëherë spontane që i bëhen logove të Google-it për të kremtuar festat, përvjetoret apo jetët e artistëve e shkencëtarëve të mëdhenj. Kërkesat për Doodles janë rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe mbi 1.000 prej tyre janë realizuar tashmë. Kompania ka krijuar dhe një ekip që takohet rregullisht për të dhënë ide e për të vendosur cilat evente të vecanta meritojnë të kremtohen me një Doodle. Këtij ekipi i është drejtuar edhe një peticion nga Shqipëria që ka si ideator një të ri Korçar të quajtur Klajdi Hëna dhe ku kërkohet që në 28 nëntor logoja e Google të ngjyroset me flamurin shqiptar.
Sipas një raporti të televizionit TCH nisma online e të riut korçar është nënshkruar deri tani nga mbi 44.000 vetë. Në peticion shkruhet: “Shqipëria, është një vend i vogël, por ky apel kaq i sinqertë meriton të dëgjohet”. Sipas rregullave të ekipit të “Google Doodle” që një kërkesë të merret parasysh duhet të jetë firmosur nga 50 mijë persona. Por edhe nëse pragu i nevojshëm arrihet, gjigandi i kërkimit në internet nuk është i detyruar ta vendosë flamurin shqiptar, pavarësisht se e ka bërë një gjë të ngjashme për disa shtete të tjera. Re.Pu.
Comments
po a mund te firmosin ne qe
<p>po a mund te firmosin ne qe jemi jashte Shqiperise?</p>
Add new comment