“Bukë dhe Cirk” në Ukrainë e Poloni?

“Bukë dhe Cirk” është një strategji politike që na vjen nga kohët romake (në latinisht: panem et circenses), e cila synon shushatjen e shtetasve e të të qeverisurve me spektakle e lojra, në mënyrë që ata të humbasin mendjen e të mos kërkojnë më shumë se sa një copë bukë, të cilën regjimi ua garanton, gjithsesi. Këtë metaforë e kish përdorur opinionistja e gazetës Washington Post, Anne Applebaum, në artikullin e vet, ku fliste për shpenzimet që janë bërë në Ukrainë e në Poloni në funksion të organizimit të Kampionatit Europian të futbollit (ky është ‘Cirku’ pra). Është një shkrim, me anë të të cilit ajo përpiqet të çmistifikojë dhe ta nxjerrë si të pavlefshëm këtë show gjigand europian. Ja ç’thotë mes të tjerash:
“Askush nuk e di ende se sa do të jetë kostoja finale e turneut njëmujor të Euros për taksapaguesit polakë dhe ukrainas, derisa vetëm për stadiume u bë një investim i madh. U desh të ndërtoheshin ose rinovoheshin tetë stadiume me një kosto prej rreth 2.8 miliardë dollarësh, ndërsa shitjet e biletave gjatë turneut pritet që të japin vetëm rreth 190 milionë dollarë. Edhe duke llogaritur se sa mund të shpenzohet në ushqim, pije dhe hotele, mbetet një hendek i madh buxhetor, i cili nuk do të mund të mbushet më vonë.
Stadiumi i ri Kombëtar i Varshavës u kushtoi taksapaguesve rreth 550 milionë dollarë. Ai do të përdoret katër herë gjatë këtij kampionati dhe pastaj çfarë? A do të qëndrojë bosh, si stadiumi “Foleja e Zogut”, ndërtuar për Lojërat Olimpike në Pekin? Apo do të presë turma të vogla, si arena e humbjes së parave e ndërtuar për Kupën e Botës 2002, në Korenë e Jugut dhe në Japoni? Nuk do të ishte befasi po qe se pritësit e sivjetshëm do të humbasin pará, meqë shumica e ngjarjeve ndërkombëtare sportive këtë gjë bëjnë.
Merrni shembull Olimpiadën e muajit të ardhshëm: Në vitin 2002, qeveria britanike vlerësoi koston e pritshme të Lojërave Olimpike në 2.8 miliardë dollarë. Dhjetë vjet më vonë, çmimi ka kaluar 15 miliardë dollarë dhe është ende në rritje. Kur të shtohen edhe gjërat e tjera- bizneset e humbura, më shumë se 13.5 mijë ushtarë britanikë që do patrullojnë në rrugët e Londrës (më shumë se sa janë në Afganistan)- shpenzimet mund të shkojnë në 38 miliardë dollarë. Kjo është një shumë e majme për çdo qeveri për t’u shpenzuar për bukë dhe cirk – përderisa kombi nuk nxjerr edhe diçka tjetër nga kjo.”
Re.Pu.
Comments
Ca eshte ky konceptim prej
<p>Ca eshte ky konceptim prej koti.</p><p>Ne radhe te pare, nje pjese e mire e shpenzimeve hyjne nga shitjet televizive, qe jane shume me te medha sesa te biletave, por ç'eshte me e rendesishme, llogaritet gjithnje nje humbje sepse eshte ngjarje sportive dhe jo biznes.</p><p>Polonia ka nje PBB prej gati 800 miliardesh, ça jane 1 miliard humbje ne 50 vjet, se aq here te bie radha. Me siguri ne Poloni nja 50 miliarde do jene humbje te pervitshme nga evazioni fiskal.</p><p>Kjo tipja le te gjeje ndonje teme tjeter, ndersa respublika te mos merret me budalleqe te tilla.</p>
Add new comment