Çështja “Gjin Gjoni”, prokuroria e Elbasanit në kundërsulm: Ankimon vendimin e gjykatës dhe dërgon letër-porosi në Gjermani e Francë

Postuar në 24 Shkurt, 2015 10:55

Më në fund, lidhur me çështjen “Gjin Gjoni” Prokuroria e Elbasanit është hedhur në kundërsulm. Akuza ka ankimuar vendimin e gjykatës së Elbasanit, që ka pranuar kërkesën e Gjin Gjonit për mbylljen e afateve të hetimit dhe jo zgjatjen e tyre siç kishte kërkuar prokuroria. Me këtë vendim, pas mbylljes së afateve fillestare gjykata ka bllokuar mbledhjen e të dhënave të plota për të vërtetuar dyshimet e krijuara gjatë hetimit për mundësitë e konsumimit të veprave penale. Gjyqtari i Apelit Tiranë, Gjoni së bashku me bashkëshorten e tij Elona Çaushi, akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Fshehje e pasurisë dhe deklarim i rremë”. Njëherësh prokuroria e Elbasanit ka nisur një letërporosi në drejtim Gjermanise dhe Francës, për të marrë informacion rreth pasurisë së gjyqtarit të akuzuar.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.