Çefa vs. Visha dhe sprova e PD-së për propozimin nga Kuvendi

Postuar në 05 Prill, 2012 05:18

Zëvendësimi i Kreshnik Spahiut si anëtar i KLD-së, më shumë se për emrin që do të ulet në atë karrige, po ndiqet me vëmendje për ndarjen e votave në Kuvend dhe nëse palët do të mund të mbajnë brenda gardhit deputetët respektivë. E gjithë kjo vjen pas kandidimit surprizë të Ardian Vishës nga Partia Socialiste, i cili do të rivalizojë në këtë garë, Elvis Çefën, ish-kreun e AKKP-së (Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave). Visha ka qenë avokat i Fatmir Mediut në çështjen e Gërdeci, po ashtu ka mbrojtur edhe ish-vartësin e Metës, Almir Rrapon, ish-sekretar i Metës, në kohën kur ky ishte ministër i Jashtëm. Të dyja këto, i sigurojnë Vishës në start të paktën 5 vota në parim nga mazhoranca. Ky skenar është ai për të cilin flet shtypi sot.

“Shekulli” për shembull i referohet burimeve nga LSI, PR dhe PDIU, të cilat janë në parim pro Vishës, por se vendimi përfundimtar do të merret në forumet e tyre drejtuese. Kjo do të bëje që në votimin në seancë plenare, PD të kujdeset që të mos i rrjedhin vota nga aleatët e saj.

Referuar ligjit për KLD-në, zëvendëskryetari i këtij institucioni, i cili është njëkohësisht anëtar, propozohet nga Presidenti i Republikës. Ligji përcakton se 3 nga anëtarët, propozohen nga Kuvendi. Edhe Kreshnik Spahiu që dha dorëheqjen ishte kandidaturë e Kuvendit. Kjo është edhe arsyeja se përse është përfshirë Kuvendi në lojë.

Kandidatura ofrohet fillimisht si anëtar i KLD-së, pastaj me propozim të Presidentit, vetë KLD zgjedh zëvendëskryetarin. Kudo në shtyp ishte harruar një detaj i tillë duke sjellë jo pak keqkuptime. 

 

S.E.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Shkrimi ka nje gabim: Almir Rrapo ka qene sekretar i Metes dhe jo shef kabineti.</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>S&#39;ka perse</p>

Submitted by Erind (not verified) on

<p>Shkrimi eshte shume i anshem sepse nuk thote qe Edi Rama qe qan gjithe diten te vraret e Gerdecit - ishte ai qe naten bashke me Fatmir Xhafen kerkuan te vinin avokatin mbrijtes te atyre qe vrane ne Gerdec ne krye te KLD-se. Pra ne qofte se ky zoteri merr KLD-ne - cilin thoni ju do te mbroje ai - kur çeshtja te shkojen ne KLD per Gerdecin ?&nbsp;</p><p>Ah Edi Rama te rente me e keqja te rente !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.