Bota informative e pushtuar nga Berisha, Topi, Rama, Topalli, Meta

Kush kalon në revistë sitet informative online do të vërë re se ato janë të pushtuara nga lajmet ‘e personalizuara’ politike, dmth nga lajme që kanë të bëjnë me thënie apo ecejake të personaliteteve të politikës e krerëve të institucioneve. Ja disa tituj: “Topi me misionin e KE-së: pavarësi institucioneve”; “Reforma zgjedhore, takim Haxhinasto-Wollfarth”; “Berisha-Boutaris: Bashkëpunim me Selanikun”; “Topalli në Shkup: Dhuna, metodë inferiore”; “Cefa i PD-së tek KLD-ja, miratohet me votat e shumicës”; “Berisha: Ulet vdekshmëria foshnjore, dëshmi e zhvillimit të vendit”; “Meta: Në koalicion me PD-në është më mirë se me PS-në”; “Mandati i PS-së, Rama: Po kthejnë krizën”; “PDIU-ja qeverisë: Ndihmë peshkatarëve, pengohen nga grekët”; “Berisha: Internet në çdo klasë e provime online”; “Ina Rama prêt reporterët e KE-së”; “Topi përshëndet 3 vjetorin e anëtarësimit në NATO”; etj, etj, etj. Mbi 80% e lajmeve janë të kësaj natyre. Vetëm rrallë të sheh syri dhe lajme të mirëfillta, ose pothuaj të mirëfillta. Ja do tituj: 1. Lodrat e fëmijëve janë prodhuar me lëndë kimike të rrezikshme; 2. Të ardhurat nga turizmi janë në rënie; 3. Qeveria bllokon borxhet e pakthyera për bizneset; 4. Jep dorëheqjen presidenti serb Boris Tadiç; 5. Tragjedi në Kretë: nëna shqiptare vret vajzën autike 13 vjeçare. Kaq.
M.N.
Comments
E mire, politika eshte dhe

E mire, politika eshte dhe buke , dhe gjelle.

Nuk kane se cfare shkruajne

Nuk kane se cfare shkruajne nuk kane edhe pune tjeter.......ka 22 vjet me keto "TIPA" qe mbulojne gjithshka....

Pershendetje z. Nano, Ankesa

Pershendetje z. Nano,

Ankesa ime nuk ka shume lidhje me shkrimin e mesiperm por ka te beje me median dhe etiken e saj. Me konkretisht dua t'ju vija ne dijeni (duke shpresuar se do i kushtoni vemendje) fyerjeve me karakter diskriminues qe perseriten per here te dyte ne reality show-n Big Brother, ne TCH, ku njeri prej konkurrenteve (Edgari) ne dy dite te ndryshme, ne mes te dites, ka fyer si "çam i poshter, bushkale, i pabese etj" nje tjeter konkurrent me origjine çame, Liamin. Ne Facebook, dhe me teper ne faqen zyrtare te BB Albania ka patur dhjetera e qindra reagime rreth kesaj fyerje por askush nuk ka reaguar, madje pjeset e fyerjes nuk jane transmetuar sikur te mos kish ndodhur asgje. Mendoj se per nje media kombetare, kjo gje eshte e patolerueshme, qofte edhe ne zhanerin e argetimit, sic eshte nje reality show.

Me respekt,

Drini

Ke gabuar adrese plako, Liami

Ke gabuar adrese plako, Liami nuk eshte homoseksual qe t'i kushtoje rendesi Muçi. Ka te tjera halle respublika.

love this website, and love M

love this website, and love M Nano, qe na jep informacion kaq te permbledhur e interesant, so we wont waste time to read the rubbish the so-called newspapers write.

Add new comment