E ardhmja e Francës, një vend në mohim

Udhëto në eurozonë dhe do të frymëzohesh nga furia e zemërimit prej reformave. Plani i shpëtimit të Italisë e ka bërë kryeministrin Mario Monti të deklarojë, edhe pse para kohe, se kriza e euros është drejt fundit. Në Spanjë, qeveria e Mariano Rajoy është fokusuar te tregu i punës dhe shtrëngimi i dorës me buxhetin. Për të gjitha problemet e tyre, grekët e dinë tashmë që harxhimi pa kufi dhe mashtrimi me taksat ka marrë fund. Por një shteti tjetër do t’i duhet të përballet me ndryshimin e rrethanave. Franca është duke hyrë në tri javët finale të fushatës presidenciale. Renditja e raundit të parë, më 22 prill mbetet krejt e paqartë, por sondazhet mbështesin François Hollande, sfiduesin socialist për një fitore në raundin e dytë. Që prej shpërthimit të krizës së euros, në zgjedhje, thuajse të gjitha qeveritë në eurozonë janë rrëzuar prej votuesve. Por Nicolas Sarkozy veçse sa është gërvishtur. Terroristi i ditëve të fundit në Tuluzë ka vendosur një theks të ri për sigurinë dhe islamizmin, çështje që tentojnë të favorizojnë të djathtën, ose në kallëpin e Marine Le Pen, të djathtën e përtejme. Sërish, ajo çka është më e habitshme rreth zgjedhjeve në Francë, është sa pak po flitet nga gjithkush për ngushticën e tmerrshme ekonomike të vendit. Kandidatët po hedhin në pjatë sa më shumë premtime mbi të shpenzuarit më shumë, sesa të shpenzuarit më pak. Askush nuk ka një axhendë serioze për reduktimin e rrjedhjes së taksave. Zoti Sarkozy, i cili në vitin 2007 premtoi reforma, tani u ofron votuesve protektonizëm, sulmon e kërcënon me dëbime apo nxjerrjen e Francës nga zona Schengen, flet për të këqijat e emigracionit dhe mishin hallall. Zoti Hollande premton nga ana tjetër rritjen e rolit të shtetit, krijimin e 60 mijë vendeve pune për mësues, i vjen vërdallë rritjes së moshës së pensionit nga 60-62 vjeç nga Sarkozy dhe u merr frymën të pasurve (për të cilët tha njëherë me hare se nuk i kishte qejf) me një rritje prej 75% nga taksat.
Probleme me bollëk
Dashamirësit e Francës kanë vënë në dukje se vendi vështirë se mund të jetë si rastet e shteteve Mediterrane. Ndryshe nga ato ekonomi, do ta shmangë recesionin këtë vit. Edhe pse një agjenci ia hoqi Francës statusin AAA, vlera e borxhit mbetet shumë poshtë Italisë dhe Spanjës. Franca ka fuqi ekonomike për t’u pasur zili: forcë pune të edukuar dhe produktive, më shumë kompani mes të pasurave të globit se çdo vend tjetër europian dhe është mjaft e fortë në shërbime dhe industri përpunuese. Megjithatë, Franca nuk i ka balancuar llogaritë e saj që prej vitit 1974. Borxhi publik qëndron te 90% e GDP dhe vazhdon të rritet. Shpenzimet publike, te 56% e GDP gëlltisin llokmën më të madhe të prodhimit se çdo vend tjetër në eurozonë, madje edhe më të madhe se Suedia. Bankat janë të nënkapitalizuara. Papunësia është më e larta që prej vitit 1990 dhe nuk ka rënë poshtë 7% prej 30 vitesh, duke krijuar të papunë kronikë. Franca ka tani deficitin korrent më të madh në terma nominalë. Ndoshta Franca mund të kishte jetuar me kredit përpara krizës financiare, kur gjetja e borxhit ishte e thjeshtë. Jo më tani! Në të vërtetë, një Francë e ngadaltë dhe e pareformuar mund ta gjejë veten në qendër të krizës së ardhshme. Shumë liderë biznesi kacavirren pas shpresës se njëfarë realizmi tokësor do të shfaqet. Debati do të zbresë në fushë kur zotërinjtë Sarkozy dhe Hollande do të përballen në raundin e dytë dhe kur njëri të zgjidhet, Presidenti i ri do të lërë në baltë premtimet e veta ekstravagante dhe do të vërë në jetë një axhendë të ndjeshme reformash, si edhe qeveritë e tjera europiane. Por a është kjo vërtet e mundur? Do të ishte e vështirë që Sarkozy të propozonte papritur ulje drastike të shpenzimeve publike, pas gjithë gjërave që ka thënë. Do të ishte edhe më e vështirë për zotin Hollande të lëshojë planin e tij për rritjen me 75% të normës së taksave. Hera e fundit që një kandidat i paprovuar socialist u bë president ishte në vitin 1981. Si i favorizuari i François Mitterrand, zoti Hollande do të kujtojë sesi gjërat morën fund për mentorin e tij. Duke i veshur fashën e nacionalizmit industrisë dhe çuar vendin në dy zhvlerësime dhe muaj të tërë ndëshkimi nga tregjet, Mitterrand u detyrua të dështojë. Simpatizantët e zotit Hollande thonë se ai është një pragmatist me program më të moderuar se Mitterrand. Nëse Hollande fiton në maj dhe partia e tij fiton sërish në zgjedhjet parlamentare të qershorit, ai mund të zbulojë se ka vetëm disa javë, jo vite, para se investitorët të vrapojnë drejt bond-marketit francez. Numri i të kamurve dhe të rinjve francezë që vërshojnë drejt Britanisë do të rritet me shpejtësi. Edhe nëse rizgjidhet zoti Sarkozy, rreziku nuk do të zhduket. Ai nuk do të propozojë ndonjë draft si ai i taksave 75%, por gjithashtu nuk po ofron reforma radikale për nevojat e Francës. Qytetarët do të kenë shumë punë me realitetin e ashpër, pavarësisht se kush do të zgjidhet President!
Marrë nga Mapo
Comments
"Laissez faire" që The

"Laissez faire" që The Economist mbron me aq zell solli krizën më të madhe ekonomike pas luftës së II botërore dhe kanë gjunjëzuar miliona europianë e Amerikanë. Politikat e shkurtimeve e privatizimeve kanë shkatërruar vende pune, kanë shkatërruar ndërmarrje e po ashtu dhe kanë shtuar defiçitin.

The Economist nuk ka gojë të kritikojë Francën sepse kërkon zgjidhje ndryshe nga shkurtimet e nga privatizimet masive si në Britani ku po japin rezultate katastrofale për popullin (edhe pse Franca ka privatizuar gjithçka).

Historia na ka mesue se kudo

Historia na ka mesue se kudo ne bote ne ç'fardo shoqnie kur ekonomia shkon mire, te ndryshmit pranohen.

Perkundrazi ne rast krizash ekonomike njerzit nuk mund te durojne te kene si shtese edhe problemet me terroristat. Ne kete rast tensioni shoqnor perplaset mbi perkrahsit e terroristve.

dhe fatkeqesisht shoqerite

dhe fatkeqesisht shoqerite kane sa te duash rober qe mezi e presin krizen qe t'u hedhin fajin te tjereve

Kush vazhdon ta degjoje

Kush vazhdon ta degjoje Economistin?

Idiotet anglosaksone i qajne hallin Frances. Po ikdni o idiota se me politikat e juaja shkaterruar bazen e industrise ne USA dhe UK. Dhe sot keni akoma fytyre te jepni keshilla.

Perpara Franca. Cilesia e jetes eshte me mire se kudo ku flitet anglisht, pushime dhe pensione per punetoret, sistem mjekesor per tu pasut zili.

Economisti te llapi sa te doje.

Add new comment