Mapo e AKZ i mbajnë gjilpërat majë për majë

Postuar në 03 Prill, 2012 05:39

Kopertina e numrit të fundit të Mapos, që është bërë e përmuajshme, është e pushtuar nga portreti i Kreshnik Spahiut, me flamurin kuqezi të lidhur si shall rreth qafës dhe me duart e kryqëzuara në gjoks në shenjë falenderimi e mirënjohjeje për ata që e mbështesin. Mapo promovon Spahiun? Jo, s’është kështu. Është krejt e kundërta, gjë që duket qysh në titullin e kopertinës që shoqëron këtë foto: “Projekti neo-otoman; aleanca kuq e zi, parti turke”. Dhe nëntitulli i përbërë nga disa pyetje: “Kush e mundësoi vizitën në Washington të Kreshnik Spahiut dhe kush e financon aleancën kuqezi? Kush është ndërmjetësi mes kreut të AKZ-së dhe interesave turke në Shqipëri?” Pas kësaj merret vesh thelbi i shkrimit në faqet e brendshme: Spahiu bën lojën turke në politikën shqiptare.

Spahiu ka reaguar ndaj këtij shkrimi, por edhe ndaj dyshimeve mbi financimin e kësaj aleance. Njëherë e ka bërë në studion e Ballës e njëherë tjetër në studion e Pezës. Dhe ka thënë se “aleanca financohet nga vetë aktivistët me anë të kuotave”. Ka sulmuar dhe kryeredaktorin e Mapos, Alfred Lelën.

Lela i jep përgjigje sot me anë të një shkrimi në Mapo (në të përditshmen). Dhe thotë se nuk është e vërtetë që “kartat e anëtarësimit në Aleancë kushtojnë 10 euro (gjë e pretenduar nga Spahiu), e rrjedhimisht financimi nuk bëhet nga shitja e këtyre kartave”. Në fund, ai ndalon tek një opinion apo aluzion i Spahiut, se “Lela ka bërë një shkrim me porosi kundër tij”. Lela i përmend dhe një shkrim shumë pozitiv të bërë një vit më parë (gjë që Spahiut i ka pëlqyer shumë), dhe sipas Lelës, “z. Spahiu kundërshton veten kur më paraqet, sipas volisë, glorifikues me bindje dhe rrënues me porosi”. Dhe saktëson: “Nëse në rastin e dytë porosia ka ardhur nga kryeministri Berisha, i bie që edhe në rastin e parë, atë të ‘heroizimit’ [të Spahiut], duhet ta kem pasur një shenjë nga dikush. Ose thjesht, siç edhe është e vërteta, në të dy rastet kam qenë duke ushtruar lirinë time dhe lirinë e shtypit për të shkruar mbi ngjarjet apo personazhet me atë informacion që kam pasur në dispozicion dhe pas përshtypjeve të mia.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

vetefinancime sjane po nejse, le te supozojme se e hengrem si genjeshter . . . sa genjshtra ham ne dite nje te vogel si kjo e kaperdijme me gjithe qef

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Duke pare arritjet e fundit te Turqise, kam krijuar nje mendim te mire per inteligjencen e klases se sotme politike turke, dhe ky mendim me ben te me duket jo logjike qe Turqia te mbeshtese nje trapizem ( trapllek+ekstremizem) si akz.

Shkrimi i A. Leles, m'u duk me shume antiturk se sa anti-akz.

Sa per akz, raporti i saj me shoqerine shqiptare  me kujton proverbin : qenit kur ivjen ora e ngordhjes, pshur ne dere te xhamise/kishes.

Keto 21 vite shqiptaret zgjodhen ne krye te tyre spiuna te sigurimit, te shitur, kusare, kurvare, psikopate, perverse... etj si keta me bollek.

Nga te keqijat qe mund te prodhojme na ka mbetur nacionalizmi. Le t'a bejme dhe kete dhe te vemi si shtet ne hale te gomareve

Submitted by pronjeri (not verified) on

Jam plotsisht i mendimit te "antishqiptarit"! Turqia nuk e ka gajlen e AKZ apo Shqipnise. Aja lune ne nje lige tjeter dhe ka tjera ambicje. Shoqeria dhe sidomos politika shqiptare jo veq se kan deficite, por kan probleme. Resultatet e atyne problemeve jan 1. nje organizate si AKZ dhe dy nje artikull i A.Lales ku akoma punohet me me teprime, paraqgjykime, stikmatizime, idoligjizem i koheve te kaluara. Nuk besoj qe ka shum dallim mes botes se AKZ dhe te A.Lales. Jan vetem dy ane te medalje shqiptare

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.