Mbyllet ‘sherri’ me policinë serbe: Policët shqiptarë kthehen në shtëpi

Postuar në 02 Prill, 2012 16:12

Policët shqiptarë të arrestuar nga policia serbe (Shukri Binaku dhe Sami Beqiri) janë lënë të lirë, e në këtë moment ka gjasa që të kenë arritur në Prishtinë. Ata i janë dorëzuar misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, dhe tok me ta është dorëzuar dhe motivacioni: “Shkelën zonën e gjelbër dhe marrëveshjen ushtarako - teknike të Kumanovës të nënshkruar nga Serbia dhe NATO më 1999, sipas së cilës në këtë brez mund të lëvizin të armatosur vetëm KFOR-i dhe forcat serbe”.

E vërteta është se ngjarja në fjalë ka qenë më banale se sa e kanë bërë mediat tona të eksituara ca si shumë në mënyrë patriotike. Çdo lajm i dhënë nga këto të fundit lidhur me arrestimin e këtyre dy policëve në afërsi të pikës kufitare të Merdares, përveçse me komente të nxehta, është shoqëruar edhe me një fotografi, ku shihen dy policët e Kosovës të çarmatosur, me duar të lidhura pas shpinës, e të shtrirë në bark (fotoja e këtij shënimi në respublica është po ajo). Dhe ndoshta nuk ka qenë e paqëllimtë që ëhshtë shpërndarë nga serbët pikërisht kjo foto, e cila “e nxirrte në evidencë poshtërimin”. Duhet të jetë llogarituir një lloj efekti këtyre anëve. Të cilin e bëri.

Por tanimë historia është mbyllur.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Jasonbourne (not verified) on

<p>Une mendoj qe eshte e njohur arsyeja se pse e kane bere kete gje serbet - te tregojne qe jane superiore ndaj kosovareve; puna eshte se ca mund te bejne kosovaret: une them qe te &nbsp;gjejne nje menyre qe ky borxh te lahet - shpejt e shpejt dhe pa shume llafe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.