Efektet e mundshme elektorale të taksës progresive

Postuar në 30 Mars, 2012 04:26
Eduard Zaloshnja

Një lexues i një komentit tim rreth taksës progresive më bënte pyetjen se çfarë efekti elektoral mund të ketë propozimi i PS-së për aplikimin e kësaj takse në Shqipëri. Duke lënë mënjanë efektin që mund të ketë ajo në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare (që përbën një temë më vete për diskutim), po mundohem t’i përgjigjem në këtë analizë vetëm pyetjes së shtruar nga lexuesi i sipërcituar.

Në vitin 2009, koalicionit të udhëhequr nga Rama iu njohën zyrtarisht rreth 690 mijë vota ose 45.4% e totalit të votave të vlefshme. Në vitin 2005, ky koalicion (i udhëhequr atëherë nga Nano) mori rreth 570 mijë vota ose 41.4% të totalit të votave të vlefshme. Koalicioni kishte po 5 parti në të dyja zgjedhjet - i vetmi ndryshim në përbërjen e koalicionit ishte që u shkëput PAA e Xhuvelit dhe PSV-91 e Petro Koçit, ndërkohë që u shtua G-99 e Erion Veliajt. Pra, rritja prej rreth 120 mijë votash nuk mund të shpiegohet me shtimin e partive në koalicion, siç qe rasti i koalicionit të udhëhequr nga Berisha, të cilit iu shtuan 9 parti të tjera krahasimisht me 2005-ën.

Po si mund të shpiegohet kjo rritje me rreth 120 mijë vota? Meqë përqindja e pjesmarrjes në votime nuk ndryshoi (mbeti rreth 50%), rritja natyrale e popullsisë, e vetme, do ta kishte mbajtur koalicionin e udhëhequr nga Rama në nivelin 41.4% (si në 2005-ën). Por, në fakt, ai e rriti me 4% peshën elektorale. Pra, përtej rritjes natyrale të popullsisë, koalicioni u rrit edhe me rreth 70 mijë vota. Dhe nga erdhën këto vota?

Një pjesë e mirë e tyre (rreth 30 mijë) duhet të kenë ardhur nga tkurrja e LSI-së (në vitin 2005, LSI-ja e vetme mori 115 mijë vota, ndërsa në vitin 2009, koalicioni i saj prej gjashtë partish nuk mori dot më shumë se 85 mijë vota). Ndërsa pjesa tjetër e rritjes së votave për koalicionin e Ramës (rreth 40 mijë) duhet të ketë ardhur prej votuesve “përtej të majtës e të djathtës” (nuk ta do mendja se Ristani i ka tranferuar Ramës vota të djathta në mënyrë artificiale!).

Siç dihet, rritja totale prej 120 mijë votash nuk qe e mjaftueshme për ta nxjerrë në krye koalicionin e udhëhequr nga Rama – KQZ-ja e drejtuar nga Ristani konfirmoi një avantazh prej 4 mandatesh për koalicionin e udhëhequr nga Berisha. Dhe tani që LSI-ja duket se do t’i bashkojë votat me koalicionin e Berishës, PS-së i lind nevoja që t’i rrisë edhe më tej votat e koalicionit të saj. Ndëjtja me shpresë vetëm tek çarja më tresh e votave të djathta dhe tek përmirësimi i identifikimit të votuesve dhe numërimit të votave nuk është një strategji e sigurtë!

Një nga armët që PS po përdor për të shtuar votat e koalicionit të saj (ajo po përdor disa) është edhe propozimi për taksimin progresiv mbi të ardhurat personale dhe fitimet e bizneseve. Por sa njerëz prek drejtëpërdrejt kalimi nga taksimi sheshtë në atë progresiv dhe si mund të ndikohet vota e tyre nga ky ndryshim?

Së pari, ky ndryshim nuk i prek fare të vetëpunësuarit në bujqësi (sipas INSTAT-it, këta përbëjnë rreth gjysmën e totalit të të punësuarve). Ndër të punësuarit në sektorin jo-bujqësor (ku futen punonjësit e sektorit publik, punonjësit e bizneseve të mëdha dhe të vetëpunësuarit e bizneseve të vogla), vetëm ata që kanë të ardhura personale mbi 1.4 milionë lekë në muaj preken negativisht. Sidoqoftë, këta persona me të ardhura shumë të larta punojnë kryesisht në zyra shtetërore. Pra, janë me gjasa të lidhur politikisht me partitë në fuqi. Ndërsa ata që kanë kanë rroga mbi 1.4 milionë lekë në muaj në sektorin privat nuk ta do mendja se mund ta ndërrojnë votën e tyre thjesht prej ndryshimit të taksimit. Pra, hamendja ime është që rezultati neto i rritjes së taksës për njerzit me të ardhura personale mbi 1.4 milionë lekë në muaj do të jetë i papërfillshëm.

Ndërsa ndryshe qendron puna me ata që kanë të ardhura poshtë 1.4 milionë lekëve në muaj. Të ardhurat e një infermjereje taksohen sot me 10%, njësoj si të Doktor Berishës, i cili e ka rrogën 1.9 milion lekë në muaj. Me taksimin progresiv, taksa e njerzve me të ardhura personale poshtë 1.4 milion lekëve në muaj do të pakësohet. Dhe përveç kësaj, atyre mund t’u japë kënaqësi (për shumë arsye) edhe fakti që njerzit me rroga shumë të larta do të paguajnë një taksë më të madhe se sa sot. Dhe kjo ndjesi mund të zërë vend edhe tek të vetëpunësuarit e sektorit bujqësor, pavarësisht se ata nuk preken fare nga ndryshimi i taksimit.

Por a do të jetë kjo ndjesi një shtysë e mjaftueshme për t’i bërë disa votues që dje nuk kanë votuar për koalicionin e PS-së, të votojnë nesër për të? As studime dhe as eksperienca të mëparshme nuk kemi për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Por nga një studim që kam kryer për zgjedhjet shqiptare nga viti 2000 e këtej, më ka rezultuar se rreth 20 mijë zgjedhës e ndryshojnë krahun e votës nga një palë zgjedhje në tjetrën dhe rreth 20 mijë të tjerë nuk marrin pjesë rregullisht në zgjedhje (për arsye që vetëm Zoti i di). Pra, në rastin më të mirë, kalimi në taksimin progresiv të të ardhurave personale mund t’i shtojë rreth 40 mijë vota koalicionit të PS-së (duke mos llogaritur këtu efektet e rritjes natyrale të popullsisë dhe të faktorëve të tjerë të paanalizuar në këtë shkrim). Ndërsa në rastin më të keq, taksimi progresiv do të ketë zero efekt. Se sa do të jetë shifra reale, do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet beteja mediatike rreth kësaj teme mes opozitës dhe mazhorancës.

Tema e taksimit progresiv të fitimit të bizneseve është më komplekse. Një taksim i shkallëzuar sipas nivelit të fitimit (sa më i lartë fitimi aq më i lartë taksimi) mund të armiqësojë kompanitë më të mëdha të vendit, të cilat janë edhe financueset kryesore të fushatave elektorale. Ndryshe qendron puna me një shkallëzim të bazuar në kritere zhvillimore (shkallëzim sipas numrit të vendeve të punës që krijon një biznes, sipas nivelit të ri-investimit të fitimit brenda Shqipërisë, sipas nivelit të shfrytëzimit të të mirave publike si, p.sh., burimet minerare dhe frekuencat e telekomunikacionit). Në këtë rast, mund të bëhen “armike” disa kompani (për shembull, ato banka dhe kompani celulare që e dërgojnë fitimin tek kompanitë “mëma”), por mund të bëhen “mike” disa kompani të tjera, të cilat mund të përfitojnë nga shkallëzimi i bazuar në kritere zhvillimore. Deri më sot, PS-ja nuk e ka bërë të qartë se çfarë shkallëzimi do të propozojë për taksimin e fitimit të bizneseve, por në qoftë se zgjedh shkallëzimin strikt sipas nivelit të fitimit, do ta ketë edhe njëfarë kostoje elektorale…

Comments

Submitted by I liri (not verified) on

Faleminderit zoti Zaloshnja ! Une e kisha llogaritur se gjithe ajo zhurme qe ben PS per reformen e takses mbi te ardhurat emocionon vetem 6 % te votuesve.Ju e hidhni poshte kete,dhe thoni se vetem 3.1 % e votuesve jane te interesuar dhe mund te ndikohen nga kjo takse .

Po thuajua,or burre,c'beni derr derr, kot . Beni politika per shtresen e varfer,duke i prekur me politiken e cmimeve,qe vetem budallai,nuk gjen dot fakte.Ka statistika ne PS, per cmimet e  vitit 2005. T'i shumezojne per tre dhe gjejne cmimet e sotme. Nafta psh. 65  leke/litri, here tre,195 leke/litri. Bujqesia e kishte 450 leke litri,te mos harrojme.Do te thuash se kishte korrupsion.Kishte,po kete ta luftojne strukturat shteterore jo te nderpritet fare,me qellim qe shteti te mos kete pune.Ama,  ai fermer, qe paguante  detyrimet ndaj komunes, e merte naften qe i takonte.  Etj. etj.

Dhe e fundit ,dua te me beni nje llogari per teorine e Blushit -orjentim drejt shtreses te mesme,(sikur jemi neFrance),dhe teorine e Berishes-orjentim  drejt shtreses te varfer (fshatit). Kush i

fiton zgjedhjet e 2013 sipas ketyre orjentimeve....?! E po, te mos  qahet PS, me pas kur te mos arrije te vije perseri ne pushtet  dhe te justifikohet,duke thene se ne fituam zonat urbane ,Berisha zonat rurale. ( A ka kulture dhe qytetari vota ?)

Submitted by reformer (not verified) on

Nuk besoj se llogaritja e efektit duhet te behet mbi bazen e  me votuesve. Biznesi i vogel eshte padyshim shume i interesuar per taksen progresive dhe sidomos per taksimin baze (te detyrueshem). Eshte shume me efektive te thuhet se biznesit te vogel qe puneson 75 % te shqiptareve do ti ulet taksa detyruese me 20 % psh se sa te harxhohet fryme me taksimin progresiv te rroges ne shtet. Ne fakt ajo qe fitojne rrogtaret mund te vertitet tek tre mije leke te reja ose tredhjete mije leke te vjetra ne muaj, qe ne nje vit bejne rreth treqind e dyzet mije leke te vjetra. Nuk e di nese kjo mund te jete edhe aq atraktive per te votuar PS. Rroga e nje buxhetori do te ngelet serisht qesharake edhe me taksimin progresiv.

Perkundrazi duhet qe PS te mbeshtetet tek biznesi i vogel. Aktualisht PD, sidomos ne kryeqytet ja ka vene shqelmin ne fyt biznesit te vogel dhe gati po e mbyt ate ose po e shndron ne nje biznes fantazme, edhe per shkak te renies se fuqise blerese.

Por a mund te behet PS perfaqsuese e biznesit te vogel? Kjo eshte nje ceshtje tjeter qe u takon ideologeve te PS ti japin pergjigje. Sa per mua pergjigja eshte dhene qe nga momenti kur Rama po perpiqet te joshe edhe ish te perndjekurit dhe sidomos ish pronaret.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.