PD-ja sulmon. AK-ja i kthehet. Stili është i njëjtë.

Postuar në 16 Mars, 2012 04:55

Kuvendi ka bërë ca ditë më parë një kallëzim penal në adresë të Kreshnik Spahiut. Ky kallëzim penal duket qesharak e i kotë, e në fakt, ka gjasa që Prokuroria të mos vihet fare në lëvizje prej këtij kallëzimi. Maxhoranca ndoshta e merr me mend këtë gjë, por nuk është se mund ta vërë ujin në zjarr, pasi synimi është gjetkë, është zhurma e diskreditimi politik i kundërshtarit.

Pritej përgjigja e AK-së, dhe erdhi në mënyrën më qesharake të mundshme. Është thjesht një retorikë e fryrë, boshe, shterpë, aq sa të shkon mendja se gjëra të tilla mund t’i formulojë fare kollaj dhe një fëmijë në klasë të katërt fillore. Lexojeni reagimin: “PD akuzon Kreshnik Spahiun për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë. Faqezinjtë kërkojnë procedim penal për kuqezinjtë. PD kërkon gjykim për nacionalizmin shqiptar. Qeveria shqiptare plotësoi kërkesën e Athinës. Duhet një hetim popullor për qeverinë më të korruptuar në Europë”.

E.G.

Comments

Submitted by a.g (not verified) on

Meqenese i kam 'dhembet me shtigje' dhe s'ma mbajne llafin, sado qe t'i shtrengoje, po them : 'Na mbyten idiotet ne nje pellgace shurre'...Ej, politika po na varferon edhe gjuhen ametare, ne kete 100 vjetor !...Dhe kane te drejte 'elitaret' e vetshpallur, pasi , sipas  sondazheve 'per perdorim te brendshem' , deklaratat e shtypit i ndjekin vetem te rritutit nga mosha ' zero deri ne 3652 dite'...me te drejte vote...

Submitted by gjergji (not verified) on

PD akuzon Kreshnik Spahiun për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë.

Faqezinjtë kërkojnë procedim penal për kuqezinjtë.

PD kërkon gjykim për nacionalizmin shqiptar.

Qeveria shqiptare plotësoi kërkesën e Athinës.

Duhet një hetim popullor për qeverinë më të korruptuar në Europë”.

Fjali te shkurtra si vargje, qe hyjne drejt e ne inkonshientin e degjuesit dhe zene e vend. Nje Bravo te madhe per ata qe i kane menduar.  Kur te duhet te japin nje gjykim mbi AKZ, psh perpara fletes se votimit,  shqiptareve do t'ju vijne ne mend fjalet: PD - GJYKIM - NACIONALIZMIT SHQIPTAR - ATHINA - HETIM POPULLOR  - QEVERIA ME E KORRUPTUAR - EVROPA.  dhe ka shume mundesi te zgjedhin AKZ ne.

Submitted by BAKU (not verified) on

Por nga hemisfera tjeter neuronet nisin mesazhe te tipit :

Kreshnik SPAHIU  KRYETAR i keshillit te larte te DREJTESISE........

Gjendja e drejtesise ne SHQIPERI?

Ky do i zgjidhe telashet e shqiptarit?

Hmmmm?!?

Submitted by Dritan (not verified) on

AKZ eshte njesoj si PD. Kreshnik Spahiu eshte nje hipokrit, nje sharlatan, dhe qe po perpiqet te themeloje nje nacionalizem rrugacesh, harbut, e ekstremist. Ky maskara sa kohe ishte ne KLD, nuk beri asnje perpjekje per te pastruar korrupsionin ne gjykatat shqiptare.

Maskarenj!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.