Një shenjtërim i diskutueshëm dhe profecitë e murgut që parashikonte pushtimin e Stambollit dhe territoreve shqiptare nga grekët.

Postuar në 19 Janar, 2015 14:40

Renditja e murgut Paisios në librin e shenjtorëve të Patriarkanës së Stambollit e ka vënë Kishën Ortodokse përballë kritikave të shtypit grek, por ka çelur edhe një debat mbi subjektivizmin që ndjek kisha në shenjtërimin e priftërinjve. Në rastin konkret procedurat e shenjtërimit nisën 21 vjet pas vdekjes dhe jo 70 ose 100 vjet siç e parashikojnë kanonet e kishës. Nisur nga një argument se mbi Sinodin e Patriarkanës u ushtrua presion i madh nga besimtarët dhe në mungesë të një shpjegimi se në çmënyrë është matur popullariteti i murgut, gazeta “Kathimerini”  rendit disa nga opsionet që mund të jenë ndjekur për të testuar audiencën e kandidatit për shenjtor. Sipas saj, popullariteti i murgut mund të jetë testuar nga numri i lartë i shitjes së librave dhe fotografive të murgut, telefonatat për shenjtërimin e tij apo dhe ndonjë studim të bazuar në ligjësitë e tregut. Fama e murgut Paisios që jetonte në Malin e Atosit u rrit veçanërisht gjatë krizës greke, të cilën ai thonë se e kishte parashikuar. Në 4 librat e botuar prej tij parashikohej gjithashtu edhe marrja e Konstandinopojës (Stambollit) dhe territoreve shqiptare nga Greqia. "Kathimerini" shkruan se profecitë e tij sa i takon shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve ishin ato që kërkon të dëgjojë një grek i vërtetë.

"Me shqiptarët çdo bëhet murg?" "Lëri ata, mos i llogarit". "Me Shkupin murg?" "Lëre, mos e llogarit". "Me Konstandinopojën?" "Atë do ta marrim, do na e japin rusët".

 

http://www.kathimerini.gr/799891/opinion/epikairothta/politikh/kai-agios-dhmofilhs

l.m

Comments

Submitted by Ermir (not verified) on

Konstandinopoja e djeshme, Stambolli i sotem

Historia fisnike e qytetit ne uje.

E mori emrin Istambul-Qyteti i Paqes nga Sulltan Fatihu sepse me pare quhej qyteti i Konstandinit.

E permendi Profeti Muhamed a.s me theniet profetike 800 vjet perpara, e nisi shoku i tij Muvaija r.a shkoi tek ai Sahabi Ejub El Ensarij, Zaganos Pasha shqiptari keshilloi sulltanin, e realizoi clirimin e tij Sulltan Fatihu II 1453, Ballaban Pasha shqiptari ngriti flamurin ne bedenat e tij.Thuhet nga historianet se 1000 shqiptare rane deshmore per Hapjen e tij .E vazhduan per shekuj muslimane te tjere.Humbi per nje fare kohe por iu rikthye prape sot.Ndoshta nje dite do humbasi prape per shkak te kurtheve te ndryshme qe bejne armiqte e tij por prape muslimanet do ta rikthejne para ardhjes se dexhalit(antikrishtit).

Dy Clirimet e Konstandinopjes.

Hadithe profecish rreth kesaj teme.

Clirimi i pare
Mbasi Muhamedi a.s po tregontë për shenjat e Kijametit është pyetur: “ O i dërguari i Allahut cili qytet do të hapet i pari Konstandinopja apo Roma?” Ai tha: “Qyteti i Herakliut do të hapet i pari” (Kostandinopoja) (trans Hakimi dhe Darimi ndërsa Hakimi,Edh-Dhehebiu dhe Albani kanë vërtëtuar autencitetin e tij.)

Mbase mbas hapjes nga Sulltan Fatihu Stambolli mund te bjere prape ne duart e jomuslimaneve mirepo hadithet profetike tregojne per rikthimin e tij para daljes se Dexhallit(Antikrishtit).Zoti e di me mire te verteten e ndodhive dhe kohen e tyre te sakte.

Clirimi i dyte

Nga Muadh ibn Xhebeli r.a transmetohet se profeti a.s ka thene: “Ndërtimi i Kudsit(Palestinës) , pastaj shkatarrimi i Jethribit (Medinës).Pas shkatarrimit të Jethribit pason beteja e thertores(Melhameh).Pas betejës së thertores pason clirimi i Konstandinopjës e pas clirimit të Konstandinopojës pason paraqitja e Dexhallit(antikrishtit) .[trans Ahmedi dhe Ebu Daudi, Albani thotë se është sahih]

Nga Ebu hurejres transmetohet se profeti a.s ka thene: “Nuk do të vijë dita e fundit derisa romaket nuk vijnë në vendin Al-ea’mak ose Dabik(vende ne Siri dhe Turqi).Për ti takuar ata do të niset një ushtri prej Medinës e cila do të jetë ushtria më e mirë në atë kohë.Kur të radhiten në safe, romaket do të thonë: “Lëshona rrugën neve dhe ata të cilët na kanë sharë do ti luftojmë.” Muslimanët do të përgjigjen: “Jo pasha Allahun nuk do ti lemë vëllezërit tanë që ju ti luftoni kundër tyre”. Do të pasojë lufta në të cilën do të tërhiqet nga lufta një e treta e ushtrisë muslimane.Allahu kur nuk do ti falë.Pjesa e dytë do të bien shehida dhe këto do të jenë shehidat më të mirë tek Allahu.Ndërsa pjesa e tretë do të triumfojë.Ata nuk do të sprovohen me turbullira dhe do të clirojnë Kostandinopojën(Clirimi 2).Kur të hyjnë në të do ti varin shpatat(armët) në në drurët dhe do të ndajnë plackën e luftës.Atëherë shejtani do të thërrasë: “Dexhalli ka dalë dhe është në shtëpitë tuaja” Kjo thirrje do të jetë gënjeshtër.Muslimanët do të kthehen në Sham dhe atëherë ai do të paraqitet.Do të përgatiten në luftë kundër tij.Ku të rradhiten për të falur namazin do të zbresë Isai a.s midis krahëve të dy ëngjëjve dhe do ti prijë Muslimanët në luftë kundër Dexhallit(antikrishti) dhe pasuesve të tij.Kur ta shohë armiku i Allahut, Dexhalli Isain(Jezusi) a.s do të shkrihet ashtu sikurse kripa që shkrihet në ujë.Po ta lëshontë Isai do të tretej i tëri dhe kështu do të shkatarrohej, porse ai me dorën e tij do ta vrasë dhe do të tregojë gjakun në armen e tij”(trans Muslimi)

Hadith perforcues

Ebu Hurejres se profeti a.s ka thënë” A keni dëgjuar për një qytet i cili nje pjese e tij eshte ne toke dhe pjesa tjeter është në det? Po- thanë sahabët. U tha atyre- Nuk do të vijë dita e fundit derisa 70 000 persona prej beni Isakut do ta sulmojne ate .Kur të zbresin ne te nuk do të luftojne me armë dhe as me shigjeta, por do të thonë: “Nuk ka zot tjetër përvec Allahut dhe Allahu është më i madhi”, pas të ciles njëra anë (e murit) do të bjerë.Thote nje prej treguesve(Theur): Mendoj se tha: pjesa e cila eshte nga deti me pas ato do te thone per here te dyte: “Nuk ka zot tjetër përvec Allahut dhe Allahu është më i madhi” dhe me pas ana e dyte do te rrezohet dhe ato do te te thone “Nuk ka zot tjetër përvec Allahut dhe Allahu është më i madhi” dhe porta do te hapet per to dhe do te hyjne ne te dhe kur do te jene duke mbledhur placken e luftes dhe duke e shperndare ate midis tyre do te degjohet nje ze qe thote: Vertet Dexhali ka dalur.Dhe Keshtu ato do te lene cdo gje dhe do te kthehen mbrapa.Muslimi

Imam En-Neueui thotë se Kadiu ka thënë “Shprehja karakteristike në hadith është shtatëdhjetë mijë prej bijve të Is-hakut dhe kështu është në të gjitha transmetimet që përcjell muslimi.Ky qytet është Konstandinopoja.
Bijtë e Is-hakut janë bizantët-romaket, të cilët janë pasardhës prej Ajsit djalit të Isakut djalit të Ibrahimit.Ai është fëmijë xhaxhai me fëmijët e Jakubit djalit të isakut.(Ibn Kethir el fiten uel Melahim)
Në thenie tjeter bijtë e përmendur të Isakut janë bizantinët ose europianet të cilët do të pranojnë Islamin.

Nje hadith I dobet

Na ka treguar Abdullah ibn Bishr el Khuthamiju prej babait te tij se ka degjuar Profeti a.s te thote per Clirimin e Konstandinopojes Sa kryetar-prijes i mire do jete ai dhe sa e mire ushtria e saj .. trans Imam Ahmedi Sheik Albani e ben Daif.

Hadithin e mesiperm qe disa ia atribojne per Sulltan Fatihun eshte hadith daif (i dobet) sipas sheik Albanit kurse Ibn Abdulberri e ben te mire (hasen) por nese marrim fjalen e dyte dhe sipas bashkimit te kuptimit te haditheve te mesiperme fjala per emirin dhe ushtrine qe vjen per clirimin e dyte te Kostandinopojes.Kjo nuk e mohon sinqeritetin dhe vepren e mire te Sulltan Fatihut .Ne hadithin e mesiperm per clirimin e dyte permendet ne hadith fjala "Për ti takuar ata do të niset një ushtri prej Medinës e cila do të jetë ushtria më e mirë në atë kohë ne toke".Pra hadithi i meparshem tregon se ushtria e clirimit te dyte do jete ushtria me e mire e asaj kohe, njerzit me trima dhe me besimtare sipas rrjedhes se hadithit dhe ndodhive te shenjave ai mund te jete edhe Mehdi ose ndonje emir(kryetar) tjeter, .Allahu e di me mire

Vijne dhe disa hadithe te tjere te dobet

Nga Muadh Ibn Xhebeli se profeti a.s ka thene.Midis Luftes se Thartore(Melhames) Clirimit te Konstandinopojes dhe daljes se Dexhalit jane shtate muaj.transm Termidhiu Hadithi eshte Daif.

Nga Ebu Hurejra se profeti a.s ka thene:Nese nuk do kishte mbetur dynjase asnje dite do ta zgjaste Allahu qe nje person nga familja ime te sundoje Malin Dailam dhe Kosntandinopojen.Transm Ibn Maxha Hadithi Dobet.

Ne terminologjine e hadithit ka nje rregull, kur vjen hadithi nga Buhariu dhe Muslimi e publikojme pa problem kur vjen prej transmetuesve te tjere shikojme dobesine apo saktesine qe dijetaret e hadithit kane folur per te.Kjo per tu ruajtur nga hadithi i sakte kur profeti a.s thote "Kush genjen per dicka qe une nuk e kam thene apo vepruar le ti pergatise vetes nje karrike per ne zjarr" (Muteuatir).Pra kujdesi dhe rendesia e transmetimit te haditheve eshte me pergjegjesi te madhe per percjellesit sepse sikurse merr shperblim te madh mund te marresh dhe denim.(Allahu na ruajte prej tij.)

Pse kjo teme do pyesi dikush?

Sepse disa krishtere ortodokse, masone por dhe njerez te ndryshem mendojne se Stambolli i sotem do ta marrin prape bizantinet e dikurshem pavarsisht nga mjetet qe do perdorin profecia e Muhamedit a.,s tregon se Stambolli do ti rikthehet prape muslimaneve para daljes se Dexhallit.(Allahu na ruajte prej sproves se tij).Hadithet profetike jo vetem qe tregojne per nje profecine fisnike te shpallur prej Zotit te botrave por ato realizohen dhe vertetohen kohe mbas kohe.

Tek ky link tregohet sesa e duan Stambollin per ta rikthyer .

http://respublica.al/artikuj/2015/01...e-pushtimin-e-

Disa kuriozitete.
Thuhet nga historianet se Keshillimin kryesor per Clirimin e Konstandinopojes Sulltan Fatihu e mori prej shqiptarit Zaganos Pasha, i pari qe hipi ne Bedenat e kalase dhe ngriti flamurin ishte nje gjeneral shqiptar me emrin Ballaban Pasha, thuhet se per clirimin e Konstaninopjes moren pjese 1000 shqiptare.Qytetin e ndertuan arkitekt shqiptar Miamar Sinani, arkitekti shqiptar Sedefqar Mehmet Agai, arkitekti shqiptar Kasem Agai.E administruan me me shume se 40 vezire me origjine shqiptare.

Pse quhej Konstandinopoja?
E mori kete emer per shkak te Konstandini qe ishte perandori Romak pagan i krishterizuar qe e zhvendosi pushtetin romak ne bizant dhe ishte ai qe mblodhi keshillin e Nikeas rreth viteve 320-330 ku se bashku me disa prifterinjte vendosi hyjnizimin e Jezusit duke internuar priftin Arius ne Iliri sepse ai prifti besonte se Jezusi ishte profet dhe jo Zot.Qe nga ajo kohe krishterimi u be fe shteterore duke imponuar besimin trinitar dhe duke sjelle si dite feste per here te pare diten e diele qe festohej tek greket pagane.

Pse themi e Cliruan?
Kush lexon nga historia e bizantit do ta kuptoje fare mire dhunen dhe padrejtesine qe ndodhej aty dhe kur erdhen muslimanet vendasit i priten si clirues nga padrejtesite por dhe fjala ne gjuhen arabe vjen ne kuptimin e fetaha-hap prandaj ne gjuhen shqipe kesaj fjale i pershtatet shume mire fjala Cliruan.

Vete emri i tij Istambul(Qyteti Paqes) deshmon se ai eshte Cliruar nga aji qe ishte Konstandinopoja (Qyteti Konstandinit).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.