Një shqiptar i vrarë e një i plagosur për një kauzë të largët; ndërsa kryeministri s’heq dorë nga harbimet

Jemi mësuar të dëgjojmë lajme mbi ushtarë të vendeve të NATO-s të vrarë gjatë misioneve luftarake, apo paqe-ruajtëse, në dhé të huaj. Ndërsa sot na takon të flasim për një djalë tonin, i cili ka qenë me mision në Afganistan. Quhen Feti Vogli, 31 vjeç, dhe është pjesë e grupit të komandove shqiptare të dislokuar në këtë vend vite më parë. Gazetat online kanë njoftuar për dy të vrarë, dhe me sa duket kanë qenë njoftimet e Ministrisë së Mbrojtjes që kanë provokuar këtë tollovi; madje, zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes kanë shkuar në shtëpinë e komandos Aleksandër Peçi, për t’u thënë familjarëve të tij që djali i tyre ka vdekur, në një kohë që djali është gjallë; është në një gjendje kritike pas plagëve të marra, por është ende gjallë. Tani vonë kanë shkuar në të njëjtën shtëpi zyrtarë të tjerë të së njëjtës ministri për të përgënjeshtruar lajmin tragjik të dhënë nga po ata.
Por lajmi mbi vdekjen e Feti Voglit duket se është, për fat të keq, i konfirmuar nga shumë burime. Informacionet e para thonë se mbi të, ashtu si dhe mbi shokët e tij, është qëlluar nga policë afganë të zonës, ku këta patrullonin dhe siguronin jetën e “personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, të cilët po zhvillonin një takim për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në fshat”.
Kjo është një ngjarje e rrallë në historinë e shqiptarëve. Bëri përshtypje fakti se kryeministri i vendit vijoi deri vonë me festime. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00, dhe deri në orën 20.30 nuk ka patur ndonjë news në ndonjë agjenci informative mbi ndonjë prononcim të kryeministrit.
Re.Pu.
Comments
I haaaaaaaaaaaaaaate him from

I haaaaaaaaaaaaaaate him from the bottom of my heart!

Ngushellime te sinqerta

Ngushellime te sinqerta familjareve !

Por nuk besoj te mos kete pasur njeri ne Shqiperi qe mos ta kete menduar se ndonje dite mund te kishte te vrare edhe nga trupat tona !

Jane bere gati te zakonshme tanime perplasjet me trupave te koalicionit dhe trupave aleate afgane.

Shpresh aleatet afgane vriten apo bombardohen "pa dashje", apo nuk nderhyn njeri kur ata perballen me talebanet.

Para dy javesh, Lejtenant koloneli amerikan qe ka sherbyer disa vite ne Afganistan si inspektor i trupave, Daniel Dejvis, ne Revisten e Forvave te Armatosura (Armed Forces Journal) thyen heshtjen dhe thote se Afganistani eshte praktikisht ne dore te talebaneve ndersa trupat e koalicionit nuk kontrollojne me shume territor nga c'u kap syri nga postkomandat e tyre. Oficeri Daniel Dejvis flet per torturimin deri ne vrasje te nje ushtaraku afgan 700 m larg postbllokut ku ishin stacionuar ushtaret amerikane te cilet nuk kishin udhezime apo nuk ua mbajti te nderhynin.

Artikulli te cilit nuk arrij t'i bej dot PASTE gjendet gjendet ne internet dhe titullohet:

Truth, Lies and Afghanistan from Lt.Col. Daniel L.Davis

dhe gjendet ne faqen zyrtare te AFJ (Armed Forces Journal)

Ngushellime Familjareve te

Ngushellime Familjareve te Ushtareve te Vrare ne krye te Detyres.

Komandantet tan Atje duhet ti ruajn si syt e ballit djemt e nenave Shqiptare.

Po ti, si ke gojë të flasësh

Po ti, si ke gojë të flasësh kur njerëzit e shefit tënd i kanë marrë lek atij ushtari për me e çu në Afganistan? Dhe ti përditë na ndyn sytë me paçavuret që shkrun. Zagar!

Po mire, po keta gomere te

Po mire, po keta gomere te papergjegjshem si shkojne e u japin lajmin e vdekjes familjeve pa verifikuar te dhenat? Kjo eshte nje tragjedi e dyte dhe nje gabim i pafalshem qe tregon se me cfare administrate te papergjegjshme kemi te bejme. Nuk di te kete ndonje vend te Natos ku mund te ndodh ky tmerr i padegjuar.

Ngushellime familjareve per ushtarin e rene.

Cdo ngjarje , cdo ndodhi e

Cdo ngjarje , cdo ndodhi e mire apo e keqe tregon qe ne nuk keni shtet por nje amalgame me budallenj, te paafte, hajdute , horra e kriminele me talebanin sali si embleme te se keqes. Ky shtet prishes gjithmone eshte jashte realiteti....ne shtetin e vetem te botes qe nuk eshte ne gjendje te hape rruget pas nje debore e njerezit pothuajse vdesin nga i ftohti e uria ky birbo fliste per kinezcen, tani qe u vra nje ushtar i yni ne Afganistan, budallenjte qe rrine me vota te vjedhura ne zyra pothuajse e kthyen ne komedi kete ngjarje dhe talebani qe ka 22 vjet qe e coi kete vend edhe me, ne humnere krahasuar me ate qe i beri babai i tij shpirteror diktatori Hoxha; talebani sali po festonte me mumjet e Pd vucidolo-demokracine. cfare ironie e tallje me shqiptaret qe e durojne kete hibrid ndyresie.

Muco, qenke bere edhe ti me

Muco, qenke bere edhe ti me Xhorxh Bushin? djalin ta kemi marre ne, Islamet. Si thua?

Ne Shqiperi hajdute pozita

Ne Shqiperi hajdute pozita akoma me hajdute opozita, e cila edhe pse ne nuk e ka ligjerisht pushtetin ka ne mes te saj njerez te pasuruar deri ne milionere nga veprimtarite e tyre mafioze.Ndaj ata qe sulmojne vetem politikanet e njeres ane cilado qofte e bejne kete gje thjesht per interesat e tyre,se duan te lepijne ndonje kocke por nga ana tjeter i sjellin dem te madh Shqiperise e shqiptareve e behen pengese ne rrugen drejt demokracise.

po me thuaj ti mua cfar mund

po me thuaj ti mua cfar mund t besh pa mbeshtetjen e shtetit....shteti te shkateron kur t doje po t doje...

Add new comment