Robert Elsie: Nuk jam anti-Kadare; mund të jetë Kadareja që më quan anti-Kadare

Postuar në 06 Shkurt, 2012 04:27

Përkthyesi dhe shqiptaro-logu gjerman, Robert Elsie, u kthehet sërish marrëdhënieve të tij me Kadarenë. Për t’i rishpjeguar. “Unë jam habitur dhe habitem shumë [që më mbajnë për anti-Kadare]. Unë nuk kam asgjë me Kadarenë dhe e vlerësoj shumë si shkrimtar. Po të lexoni Historinë e Letërsisë që unë kam shkruar, e them këtë vlerësim që kam për Kadarenë dhe i qëndroj asaj që kam thënë”, thotë ai në një intervistë të publikuar në numrin e sotëm të Mapos.

Ai lë të kuptohet se këtë nam prej anti-Kadare-je mund t’ia ketë nxjerrë vetë shkrimtari shqiptar, i cili – dhe kjo lihet të kuptohet – mund të jetë zemëruar me faktin që diku, dikur, Elsie e ka cilësuar si “shkrimtar oborri”. {Thjesht] kam shkruar atë që thuhej këtu në Tiranë për shkrimtarin Kadare, asaj i jam referuar. Unë vetëm transmetoj ato që kam mësuar këtu”, saktëson ai.

Dhe më poshtë rrëfen një rast tjetër, ku Kadareja ka demonstruar se nuk ia fal atë që Elsie ka thënë për të. “Kam hartuar një Antologji të Tregimit Shqiptar, ku kisha përfshirë edhe tri tregime të shkrimtarit Ismail Kadare, dhe ai nuk më dha lejen e botimit”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk eshte gjerman... Eshte kanadez. Ka jetuar nje kohe ne Gjermani bile edhe eshte sprovuar si perkthyes (i pasuksesshem) nga shqipja ne gjermanishte... kurse tashti jeton ne Hage te  Holandes  dhe perkthen kryesisht ne Tribunalin e Hages (rasti Haradinaj)...

Submitted by hapi (not verified) on

Ismail Kadareja shkruan bukur por ama nuk mund ti thote vetes i persekutuar as "disident i brendshem"  - Kryetar i lidhjes se shkrimtareve!

Nje cike dinjitet nga ana e Kadarese nuk do te bente dem.

Robert Elsie ka bere pune shume interesante dhe faqet e internetit ku publikon materiale kane gjera shume te cmueshme. (Sidomos ca regjistrime te shqipes ne zona te ndryshme te botes!).

Submitted by Gjergji (not verified) on

Mos u merrni me Kadarene dhe Elsin, te dy i sherbejne Shqiperise; madje mjaft mire ne fushat e tyre.

Merruni me ata qe po e minojne kete vend!!!

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

Eshte e vertete qe Kadare nuk e duron dot Elsine, por kjo per arsyen e thjeshte se Kadare ka pasur rastin te lexoje gjykimin qe i ka dhene ky studiues komitetit te çmimit Nobel. Shkurt Elsie eshte perpjekur te argumentoje se Kadare nuk e meriton çmimin Nobel. Vetem se kete nuk e ka shkruar dhe nuk e ka thene publikisht, por ne nje vleresim konfidencial drejtuar komitetit te çmimit Nobel. Ndoshta nuk ia merrte mendja qe ai dokument do te binte ne dore te Kadarese.

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

Per te mos e vleresuar z.  Elsie si  "STUDIUES SERIOZ", mjafton  JUSTIFIKIMI  JOSERIOZ  per cilesimin qe i ka bere Kadarese ("...kam shkruar ate qe thuhej ketu ne Tirane...!!! Ku thuhej ...NE RRUGE... NE KAFE... TE BERBERI...?!!! )

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.