Dritan Prifti: Shpresoj që raporti im me Ilir Metën të normalizohet!!!

Një intervistë e gjatë e Dritan Priftit për Shqipin mbyllet me fjalët: “Me Ilir Metën kemi pasur dhjetë vjet bashkëpunim, dhe një vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të sjellë normalitet”. Dhe me këtë mund të quhet e mbyllur saga e armiqësisë mes këtyre dy personave. Prifti do donte që në të njëjtën kohë të mbyllej dhe saga e video-përgjimeve. Ai vetë e ka marrë vendimin: “Unë e bëra sakrificën time. [Tani e tutje] nuk kam ndërmend kurrë më të merrem me denoncime e veprime të tilla.” Përpara tij, të njëjtën gjë ka deklaruar Ilir Meta. “Jam kundër përdorimit të video-përgjimeve; dhe nuk do të lejoj të përdorin çfarë egziston lidhur me Dritan Priftin”, tha ai.
Me këto deklarata i vihet kapak një historie që dominoi kronikën e debatin politik për një vit të tërë, e që u mbyll me një politikan ligjërisht të pafajshëm e me një tjetër praktikisht të terrorizuar. Kjo ka qenë një ngjarje tipike shqiptare. Dhe tipike për këto kohë që jetojmë. Nga fillimi deri në fund.
Re.Pu.
Comments
Iliri dhe Dritani mund ti

Iliri dhe Dritani mund ti mbyllin armiqesite midis tyre dhe te kthehen atje ku ishin para se te armiqesoheshin. Domethene te bejne ashtu sic ua don qejfi, te bejne para dhe te vene pasuri. Por do ta kene te pamundur te mbylline armiqesine me ne te vjedhurit, popullin.

Amen!

Amen!

dmth. le ta hajne ne bythe

dmth. le ta hajne ne bythe shqiptaret. Sepse per qejfin e Dritanit (dhe pastaj te Edit, dhe pastaj te Sales) u vrane 4 vete, kujt i plas? Askujt. Ishte po ky Dritan qe rreth nje muaj perpara bente be e rrufe qe te tjera video do te vijojne. Por thone qe i kane gjetur te tjera video pikante edhe ku incizonte veten e tij (psh. ne seks) edhe si duket e paska edhe ky nje cmim. Gjynah per ata qe prisnin ate video e famshme me disa gra te njohura...

Gallate e tragjedi!

Gallate e tragjedi!

Turp e shëmti!

Turp e shëmti!

Une edhe mund ne nje mase ti

Une edhe mund ne nje mase ti kuptoj rregullat e lojes (se felliqur) te politikaneve per te bere karriere (me berryla), por nuk mund ti kuptoj "opinionistet" qe u sherbejne politikaneve te ketille. Cdo mbremje degjojme e shofim opinioniste 100% roze apo 100% blu(!?!?!?!?) te cilet, varesisht nga detyrat e marra, mbrojne njeren dhe sulmojne tjetren pale. Prandaj jemi ketu ku jemi.

S'besoj se Prifti eshte i

S'besoj se Prifti eshte i terrorizuar, por se thjesht bandito-kaçaket mbas gjithe kesaj zallamahie mediatiko-juridike nje vjecare, qe vetem sa i'u vuri regjistrimin e perdhunimit te tyre para syve te perdorur per interesa meskine, e shuan sherrin me marreveshje private si pasoje e ndonje video qe mund te dilte e do demtonte rende te dy.

lexoni njeher intervisten,

lexoni njeher intervisten, pastaj flisni. Prifti thote qe opozita e la vetem dhe qe ajo eshte e mefshet. KJO ESHTE E VERTETA NE THEMEL TE SITUATES SE SOTME. Me pelqeu shume pjesa e intervistes per Ramen, merreni lexojeni te plote te Shqipi, pastaj le te japim mendime per copat e keputura te Mustafait ketu

Opozite leshi... Kujton se

Opozite leshi... Kujton se nuk duhet te ndaj asgje me ata qe po sakrifikojne perballe rregjimit.. Kurre nuk kane per te ardhur ne pushtet. Ose do vine duke bere marreveshje me te ligen. E atehere c;i duam?? Duam opozite reale, duam drejtesi. Kush nuk eshte i afte ta bej kete ose nuk beson se kjo mund te behet, te zhduket dhe te mos e mbaj peng, postin e liderit te opozites. Intervista e plote e Priftit le te botohet ketu, jam dakord me komenuesin me siper. Edhe mua me pelqeu, e gjeni ne Shqip Online dhe nje pjese te Shekulli Online.

E gjithë kjo histori të

E gjithë kjo histori të kujton batutën e filmitt "Nëntori i dytë": - 500 vjet miqësi nuk bëhen hasha, hirësi!

Punë, mender, politikanësh.

Punë, mender, politikanësh.

Add new comment