Një anektodë mbi Shqipërinë e rrëfyer nga një britanik

Postuar në 01 Shkurt, 2012 04:10

Në një shkrim të publikuar në numrin e sotëm të Mapos, Ndrek Gjini flet për një libër mbi Shqipërinë, me titull Land of Eagles, të publikuar në Angli, me autor Robin Hunbury-Tenison. Ky i fundit, ekplorator i njohur, ka qenë për një vizitë në Shqipëri. Në libër rrëfen një histori me ministrin shqiptar të kulturës të vitit 2007 (kush ka qenë ministër atëmot?).

Ngjarja është pak a shumë kjo: “Hunbury-Tenison po udhëtonte mbi kuaj, tok me të shoqen e me një shoqërues lokal, nga Thethi në Valbonë. Pak para muzgut, humbasin rrugën. Binte shi. Në një moment aty fanepsen disa fuoristrada, mes të cilave dhe një makinë policie. Karvani ndalet, dhe njëri nga udhëtarët që zbret nga një prej makinave prezantohet si ministri i kulturës. Shkëmbejnë ca fjalë, dhe dikush u tregon se nga shkohet për në bujtinën, ku miqtë e huaj kishin vendosur të kalonin natën. Dhe karvani vijon rrugën.

Turistët e huaj vijojnë rrugën, gjithashtu. Dhe mbërrijnë më në fund në bujtinë. Iu deshën dy orë të tjera për të arritur deri atje. Ishin të lagur, e të lodhur, por edhe të befasuar, pasi aty shohin që po darkonte ministri me të vetët. E gjithë vëmendja e të zotit të bujtinës është e përqendruar tek ministri, i cili ka rrëmbyer dhe telekomandën, dhe me të bën zapping, duke mos lënë askënd tjetër të shohë një program televiziv. Hëngrën darkë aty, por krejt të lënë pas dore, dhe me ushqime të ftohta që kishin mbetur pa u konsumuar prej tryezës së zhurmshme.”

Në këtë mes, më shumë se sa sjellja e ministrit me një ‘turist të rastit’ në atë hinterland, të bën përshtypje që vëmendja e njerëzve të shërbimit atjepari ish e thëthirë nga ministri e nga shpura e tij. Dhe fakti tjetër që ministri ish bërë pronar i telekomandës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Une kam rastisur vete ne nje restorant ku hyri Ylli Pango:  pronari i restorantit i solli takeme speciale.  Gjithe stafi i lokalit u perqendrua tek tavolina e Pangos. Une nuk i ve faj Pangos, me teper faj kane pronaret e lokaleve qe i ndajne klientet ne kategori.

Submitted by Analist (not verified) on

Nuk shoh ndonje gje te jashtzakonshme ne kete histori. Imagjinoni te jeni ju si i huaj dhe te ndalet para kembeve suita e makinave te nje ministri gjerman apo francez dhe t`ju tregoje edhe rrugen dhe hotelin me te afert... imagjinate e parealizueshme!
Dhe imagjinata vazhdon:Ne hotelin ne alpet gjermane apo franceze,hotelxhiu te mos ja varte ministrit gjerman apo francez,por te sillte takeme speciale per rrugehumburin shqiptar?!?!?!
Ky ministri te jete kur te doje,por edhe po te mos ua varte fare ketyre nuk do ishte ndonjefare mekati.

Submitted by Bujari Angli (not verified) on

Ja disa fragmente nga ky liber rreth kesaj ngjarje.

.....There was quite a crowd on the three small sofas, one of which was entirely taken up by the Minister's extremely tall son, who did not get up to ofer us a space on it. The atmosphere was palpably unfriendly and when i explained to the Minister that our purpose was to encourage tourism in the lesser-known parts o Albania, he said we would do better to go along the costal villages. He then ignored us and concentrated on flicking between channals on the fuzzy television set.

Faqe 33.

…..During this time the Minister was becoming increasingly and visibly annoyed and he suddently ordered everyone to bed. At which point the lights went out……

Faqe 34

……. and we were left alone . With our clever head torches, we were albe to stay up a bit longer to write up our diaries after a very long day. We had walked and ridden for ten and half hours over difficult terrain, crossed a 2000 m pass and got soaked several times. We should have been unhappy but we went to our bunks giggling at the absurd atmosphere……

Face 34

Lexoni dhe gjykoni vete ju lutem. Keto fjali nuk kane nevoje per me shume koment besoj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.