Shënim: Rizbulimi i të kuqve dhe oligarkëve

Është e vështirë të lexosh votën në Shqipëri. Arsyet, motivet, janë kaq të ndërthurura dhe të shumta, sa edhe mesazhet mund të keqkuptohen. Për të mos harruar faktin se “dritëhijet” e votës nuk mungojnë që të merren si lëndë interpretimi për qëllime politike. P.sh dy ditë pasi u mor vesh se mazhoranca kishte konfirmuar fitoren, kanë nisur të përfliten disa qëndrime nga opozita, kryetari i së cilës, po flet për misione dhe për shkulje të oligarkisë. Ky është rasti më fatkeq në politikë. Për të gjithë, edhe për PD-në. Merret një tezë e John Kerryt, bëhet e dashur për të djathtën zyrtare meqë “dërguesi” është amerikan dhe i hyhet një beteje, sa imagjinare, aq edhe jashtë kostumit të Lulzim Bashës, i cili provoi të ishte shembulli i njeriut që ka më shumë fat sesa i duhet. Nuk di çfarë të bëjë me detyrën që i dhuruan, përveçse të artikulojë atë që i thotë tjetërkush.
Nga ana tjetër po flitet për blerje dhe deformim vote. Çka padyshim është e vërtetë. Mirëpo nëse do të duhet që kjo të jetë një tezë e besueshme, ka nevojë që opozita të bëjë minimalisht dy gjëra: të deklarojë publikisht nëse megjithë deformimin, i ka fituar apo jo zgjedhjet? Sepse kjo lidhet pikërisht me funksionin e Lulzim Bashës dhe me pretendimin se PD-ja u rifreskua pas zgjedhjeve. Dhe e dyta, të kryejë detyrën minimale që e bëri shumë mirë në vitin 2001: të dokumentojë të gjitha rastet e manipulimit, blerjes dhe deformimit të votës. Asokohe kjo solli rezolutë ndërkombëtare dhe delegjitimoi politikisht zgjedhjet. Shpresën se diçka do të ndryshojë te PD-ja, për të mirën e të gjithëve dhe të saj kuptohet, tani që ka një nevojë për të dëgjuar se çfarë do të bëjë opozita në kushtet e “një humbjeje me nder” siç deklaronte dje Fatmir Mediu, e heq edhe rimarrja në mënyrë shablloniste e tezës se me mazhorancën e majtë, pas po rivjen komunizmi dhe derivatet e tij. Romeo Gurakuqi, profesor i të drejtës në Universitetin Europian të Tiranës, publikonte një opinion në gazetën “Rilindja Demokratike” më 25 qershor, ku sillte në vëmendje votën e Shkodrës. Opinoni përshkuhet nga sentimentalizmi dhe Gurakuqi rikonfirmon edhe njëherë vetëdijen e një partikularizmi të këtij qyteti, që ka rezultuar iluminues sipas tij, për të gjithë Shqipërinë. Ja se çfarë thotë ndër të tjera profesori: “Një falënderim të veçantë nga populli jo komunist i Shqipërisë meritojnë qytetarët të mrekullueshëm të Shkodrës dhe krahinës së saj, të orientuem përherë nga liria dhe e vlerësimi i ndryshëm nga Shqipëria e kuqe e pareformuar ende nga genet kooperativiste. Vota në Shkodër ishte një votë rezistence ndaj përpjekjes për autoritarizëm të korruptuem dhe të lyer me të kuq; ishte një votë paqësore e një populli të urtë dhe të emancipuar, që vendosi në atë mënyrë t’i rezistojë së keqes... Shkodra ka bërë zgjedhjen e saj dhe do të gjejë forca të administrohet konform Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjeve të këtij vendi, në paqe dhe prosperitet: Ajo ndodhet në këndin më të pëlqyeshëm europian të botës shqiptare dhe ballkanike”(http://www.rilindjademokratike.com/index.php?option=com_cont...). Është disi joetike të gjykosh me dy metra votën, duke pretenduar si kufi për lirinë e vërtetë shpirtërore sinorët e Shkodrës. Nuk dihet sa mund të shërbejë kjo qasje në “ritradicionalizimin” e bazës sociale të PD-së, kur nëse lexojmë votat për këshillin bashkiak në Shkodër, shohim një realitet disi më ndryshe. 21 mandate PD-ja, 10 LSI dhe 9 PS. Pra “të kuqtë” kanë ecur edhe këtu jo pak. Kjo edhe sepse në këto 25 vite, antikomunizmi i PD-së dhe lidershipit të saj, rezultoi të ishte me natyrë instrumentale më tepër sesa ideologjike. Përndryshe si të shpjegohet arratisja e siglës së kësaj partie edhe nga zonat tradicionalisht të sajat? Në emër të kësaj përvoje, lind e drejta për të dyshuar shumë te “kauza” antioligarkike e z. Basha, i cili njësoj si kundërparti i tij në PS-, Erjon Veliaj, ka një rrugëtim politik që nuk lë mundësi për të gjurmuar ndonjë formim apo orientim ideologjik. Por edhe PD-ja ka oligarkinë e vet, pa folur për numrin një që drejton sot. Si mundet që një njeri i katapultuar në krye të një poli politik të ndërmarrë mision për zhbërjen e një sistemi nga i cili përfiton bamirësi i tij kryesor? Dhe nga i cili varet ekzistenca e tij në politikë? Lulzim Basha dhe Erjon Veliaj janë në të vërtetë prova e oligarkisë, që ka tanimë mjetet dhe mundësitë që të nxjerrë në vijë të parë komandimi kukullat e veta. Por ata janë edhe prova e nemitjes, në mos humbjes së atributeve politike të qytetarisë, e cila po duket se ka hequr dorë nga vendimmarrja dhe iniciativa.
Çfarë po bën Lulzim Basha është me gjasë rimarrja e iniciativës për mbajtjen nën kontroll të ekuilibrave në PD duke iu përgjigjur verbalisht nevojës për opozitë që ka vendi. Me sfond mbështetjen e klanit që e mban dhe kuptohet deri sa “të hedhë lumin”. Më tej? Me gjasë, zhurmë dhe pritje. Deri kur vota të çmilitarizohet nga genet kooperativiste dhe të marrë pak nga solari i Shkodrës, për të cilin na flet profesor Gurakuqi. Natyrisht oligarkia aty do jetë prapë.
Redaksia
Comments
Shenim serioz, do duhej thene

Shenim serioz, do duhej thene per kete shenim Redaksie.

Ne kahjen qe nuk duhet fluturuar, pra politika politike, por a ka shenja nostalgjie ideologjike?

Mbase eshte heret ta mendonte rikthimin, por PD humbi edhe me shume kohe duke mos ushtruar transparence brenda vetes. Nese deshirohej qe doreheqja e berishes te shnderrohej ne kapital politik, kryetari i mepasem duhej zgjedhur hapur, tejdukshem. Ka nje perception se nuk ndodhi keshtu: Lulezim Basha hyri ne beteje i diskutueshem.

A eshte justifikim i mjaftushem se Rama dhe Meta, edhe me shume se bashku, ishin edhe me shume te paragjykuar?

Nuk besoj dot, nese flasim per linje te realiteteve: Rilindasit u bashkuan kur u binden se e kishin fitoren ne xhep. Teksa, Vasha vinte ne krye te nje partie qe sapo kishte humbur. per konsumim? Per korrupsion? Per megallomani? Apo per deformim te votes se Dyshes se ribashkuar krejt mistershem, ne 1 Prill?!

Tashme Te Dy jane ne pushtet. Zor t'i mundesh, nese nuk binden shqiptaret se ti, Basha dhe PD, je krejt ndryshe.

A ka shenja te ringjalljes se te Kuqes?

Nuk mohoen dot: mjaft te degjosh bijte e Eterve, kur degjohen ekraneve ne emer te PS/LSI: "Ta shtrojme Lazaratin, ate fshat problematik!" , "E Majta gjithnje ka qene fituese, por ishin grindjet mes nesh qe ...", "Zona 5, Stalingradi yne...", Flamujt e kuq te partive, qe ia marrin fryme Flamurit Kombetar...etj etj

A ka sukses formula antikomuniste ne Shqiperine e sotme?

Kjo duhet provuar. Kur te besojne sa me shume prej votuesve, politikberesve dhe aleateve strategjike, vjen ndryshimi.

QYSH KUR JUA LA MUCI KETE

QYSH KUR JUA LA MUCI KETE FAQE, E KENI BERE CORAP. SE PARI, KY SHKRIM E KA VENDIN TEK RUBRIKA OPINIONE DHE JO TEK RUBRIKA LAJME. SE DYTI, KUSH ESHTE KY AUTOR ME EMRIN "REDAKSIA"? NQS ESHTE NJE SHKRIM ME BASHKEAUTORE TE GJITHE ATA QE SHKRUAJNE KETU TEK RESPUBLIKA LE T'UA DIME EMRAT. KUSH KA KONTRIBUAR NE KETE SHKRIM? (QE ESHTE I MIRE GITHSESI).

SHPESH AUTORI ANONIM sz E KA KETE HUQIN E FUTJES SE SHKRIMEVE TE TIJ NE RUBRIKEN LAJME, NE VEND TE RUBRIKES OPINIONE.

Romeo Gurakuqi, pasardhesi i

Romeo Gurakuqi, pasardhesi i bashkepunetorit te fashizmit, Shuk Gurakuqit, eshte nje individ ae nuk ka kurrfare ideshe dhe as idealesh. Eshte thjeshte nje individ qe udhehiqet nga pasionet dhe urrejtja. Vec kesaj, eshte edhe nje falsifikator i historise dhe te vertetes. Nese PD-ja ku falet Gurakuqi do te vazhdije me mendjen e tij, ne 2017 do te bjere ne 15%.

Nese Romeo Gurakuqi eshte

Nese Romeo Gurakuqi eshte pasardhesi i bashkepuntorit te fashizmit, keta dhjeramanet qe jane ne pushtet gjithandej tani jane pasardhes te psiko-komunizmit, pra shqiptaret e gjore ngado qe te kthehen ne bithe e kane or ti paolo Rossi, neqoftese vazhdojme e flasim per pasardhes e trashegimtare. Edhe ti vete probabilisht je pasardhes i ndonje zagari psiko-komunist, apo jo?

Gjithkush asht zot i gomarit
Gjithkush asht zot i gomarit te vet. Romeo asht i zoti vedit, shkruan ashtu siç gjykon se asht e drejta, e kur shkrun jam i sigurte se nuk shet lkuren e as emnin. Kuo nuk do thot qe une pajtohem plotsisht me tè, por e respektoj si Romeo, djale e burre me karakter e integritet, qysh ne gjimnaz.
Nuk shoh asnje arsye per te

Nuk shoh asnje arsye per te qene krenar per faktin qe voton gjithmone ne nje drejtim. Per mua eshte shenje primitivizmi dhe absolutisht mungese kulture demokratike.

Ata qe votojne gjithmone te

Ata qe votojne gjithmone te njejten parti, dhe e mberrojne me fanatizem verberine e tyre, nuk jane thjesht "primitivizem dhe absolutisht mungese kulture demokratike". Jane edhe shume anti shqiptar. Jane e keqja me rende e ketij populli.

Add new comment