Shtypi serb lodron në spekulime: Nesër fillon lufta reale në Maqedoni, ka urdhëruar SHBA me synimin për të bllokuar një gazsjellës?!

Postuar në 11 Maj, 2015 09:53

Lufta e vërtetë në Maqedoni do të fillojë nesër më 12 maj nesër, me mbështetjen e Amerikës. Kështu hapet gazeta serbe “Kurir”. Kjo media, e njohur për kontaktet me shërbimet sekrete të Beogradit i referohet burimeve të saj dhe deklaratës publike të pjesëtarëve të armatosur që morën pjesë në përleshjen e Kumanovës e që veten po e quajnë UÇK. Edhe gazeta tjetër “Informer” thotë se shqiptarët që u përleshën me policinë maqedonase në Kumanovë po e bëjnë me mbështetje të SHBA-së, por ajo i jep një bosht më strategjik skenarit: Kjo bëhet me qëllim pengimin e projektit rus të gazsjellësit i cili kalon përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, për të dalë më pas në Evropën Perëndimore. Madje sipas “Informer”, zyrtarët e inteligjencës amerikane u kanë dhënë sinjal anëtarëve të UÇK-­së për të filluar sulmet.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

M daten 9 maj kam ba kete koment ne shkrimin "Luftë në Kumanovë, raportohen viktima. Banorët thirrje ndërkombëtarëve për ndihmë, mallkojnë deputetët e BDI-së: Allahu ju vraftë! Zyrtarët: Ruani qetësinë! VIDEO" :

Kjo asht nji loje politike e Amerikes kunder Rusise.

Kryeministri maqedonas shkon per vizite (dhe ndoshta edhe per ndihma) tek Putini, i cili tenton te penetroje ne Ballkan. Amerika perdore Erdoganin per ti krijue trazina kryeministrit maqedonas. Loja politike asht krejte e kjarte.

Shqiptart si gjithmone viktimat e sllaveve dhe te turqve.

Tash shtoj se Shqiptart si gjithmone viktimat e sllaveve dhe te turqve  dhe amerikanve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.