Shkon gjuha tek armiku

Postuar në 14 Prill, 2015 04:00
Doan Dani

Nga lindja e tij në Greqinë e lashtë, termi barbar ka pasur pikërisht funksionin e ngritjes së linjës së demarkacionit me dy gjendjeve, Ne dhe Ata, duke u transformuar gradualisht në konceptin që njohim sot. Koncepti shfaqet dendur në prodhimtarinë letrare shqiptare, tashmë i rrënjosur rëndom në botëkuptimin e transmetuar nga institucionet e edukimit dhe komunikimit, sepse e inferiorizon në mënyrë sintetike imazhin e Tjetrit. Osmanët nuk kanë rivalë në identifikimin përmes termave hordhi e barbar në mendimin shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore. E drejtë ose jo, historiografikisht e pranueshme ose jo, produkt i historisë apo i memories, janë çështje që meritojnë secila analiza specifike, të cilat duhen paraprirë nga përdorimi gjuhësor, nga vlera kuptimore e termave. Për shembull fjala trekëndësh identifikon në fokusin gjeometrik një figurë që përcaktohet nga disa karakteristika, të cilat e bëjnë të ndryshme nga rrethi: dy figura me të njëjtat karakteristika nuk mund të quhen (në të njëjtën gjuhë) njëra trekëndësh e tjetra rreth.
Ky konstatim i normës, ndonëse për shembullin e konsideruar ka vlerën e zbulimit të ujit të ngrohtë, në përçapjet shqiptare historiografike, gjuhësore e letrare merr një tjetër dimension. Mund të ilustrohet me termin hordhi, që fjalori i gjuhës shqipe (1980) ia aplikon edhe mongolëve edhe fashistëve. Absurd që në impaktin e parë, “konfuzioni” shpjegohet përmes lajtmotivit të ndërtimit të vullnetshëm të stereotipeve, ku termat nuk përzgjidhen nga përputhja e domethënies së tyre me tiparet e vërejtura te objekti, por nga imazhi ekzistues ose ai që kërkohet të ndërtohet për objektin. Rezultati është i dhimbshëm po të mendohet se për dekada me radhë gjuha dhe historia (standarde) janë formatuar në këtë mënyrë, që kultivohet për inerci nga të njëjtat institucione edhe pas rënies së regjimit.
Duke hyrë më në detaje, i njëjti fjalor shpjegon në mënyrë të tërthortë arsyen e shoqërimit të fjalës hordhi me barbar: me këtë emër «grekët dhe romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt […], që i mbanin si të pazhvilluar». Është më se e dukshme pra që përdorimi i termit barbar nënvizon një tipar të termit (emrit) hordhi – të përkufizuar nga pazhvillimi/përbuzja – dhe që, në rastin osman, nuk është përdorur kuptimi i parë, i huaj, sepse po të ishte kështu tradita letrare shqiptare pas mesit të shek. XX do të kishte prodhuar edhe barbarë bizantinë – ngaqë të huaj – e me radhë.
Përdorimi i termit hordhi shpërfill realitetin osman të shek. XV dhe ka valencë të qartë negative, që amplifikohet së tepërmi nga termi vijues barbar, me kuptim përçmues, prandaj interpretimi historik i kontekstit osman, më shumë se nga një natyrë përshkruese-analitike, karakterizohet nga paragjykimi. Sikur përparësia në përzgjedhjen semantike do të kushtëzohej nga ‘plaçkitja’, ‘shkatërrimi’, ‘pushtimi’ e ‘turma’, nuk ka kuptim që osmanët të etiketohen si hordhi kurse normanët, të ngjashëm për nga përkufizimi i ofruan në fjalor (1980), nuk i bashkohen atyre në shembujt ilustrues të termit – mes të cilëve, si për ta forcuar paradoksin, gjejmë ‘mongolë’, ‘turq’ e ‘fashistë’ – e as nuk shndërrohen në imazhin e personifikuar të barbarit, ndonëse manualet më bashkëkohorë të medievistikës perëndimore i rendisin lëvizjet e normanëve nëpër Europën e shek. XI mes Dyndjeve të Dyta barbare – të mos flasim pastaj për bashkëkohësit e tyre.
Nuk i është shmangur kësaj logjike as versioni i ri i fjalorit të gjuhës shqipe (2002), me ndryshimin e vogël të kalimit të fashistëve e nazistëve në kllapa dhe me mjaftimin e ilustrimit me osmanët. Këtu me ‘hordhi osmane’ është pasqyruar kuptimi i dytë i fjalës ‘hordhi’: «ushtri e madhe e mizore e pushtuesit; turmë sulmuesish të egër e gjakatarë». Secila nga këto fjalë përbën një koncept më vete të imazhit të osmanëve në traditën e mendimit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore.
Trajtimi semantik i sllavëve e shton akoma më tepër kërshërinë. Në qoftë se normanët ‘pushtojnë’, ‘sulmojnë’, ‘plaçkitin’, kurse osmanët, që shfaqin të njëjtat tipare, janë edhe ‘hordhi’, termi sllav pasqyrohet me shembujt ‘popuj’, ‘gjuhë’, ‘fjalë’, ‘fise’, ‘valle’ e ‘këngë’. Ata nuk ‘pushtojnë’, nuk ‘shkatërrojnë’, nuk ‘zaptojnë’ e çuditërisht nuk janë ‘turma’ si hordhitë. Po kështu edhe versioni i ri (2002). Sllavët mund t’i gjejmë te shpjegimi i termit dyndje, por vërshimi i tyre paraqitet me nota pozitive, sepse «luajtën një rol të rëndësishëm për shkatërrimin» e Perandorisë romake.
Mund ta zgjerojmë krahasimi me serbët, për faktin e thjesht se raporti i tyre me shqiptarët ka qenë shpesh herë konfliktual, agresiv, i ngritur mbi baza dominuese/nënshtruese dhe – ndryshe nga raporti me osmanët – me tendenca të qarta asimilimi etnik. Për çudi termi serb ilustrohet me ‘popull’, ‘gjuhë’ dhe ‘valle’, ndërsa tiparet negative shkarkohen te termi nacionalist ‘serbomadh’ (ngjashëm me ‘grekomadh’): «që ndjek e zbaton politikën shoviniste e shtypëse kundër popullsive me kombësi jo serbe». Mirëpo serbët, në raport me grekët dhe ilirët, janë “të huaj” në Ballkan; dynden duke nënshtruar popuj e territore, përfshi ato të banuara nga arbrit; më shumë se formacion shtetëror fillimisht ngjasojnë me një turmë; më vonë plaçkitja, shkatërrimi, pushtimi, sundimi, do të aplikohen në kurriz të shqiptarëve dhe spastrimi etnik do të jetë apoteoza e marrëdhënieve mes dy etnive.
Ilustrime të ngjashme me ato të serbëve gjenden edhe për bullgarët, një tjetër popull me të cilin shqiptarët kanë njohur marrëdhënie nënshtrimi. E megjithatë vetëm osmanët janë hordhi të egra, pushtues po e po, madje me një ilustrim që nuk ka nevojë për shumë komente: «në kohën e pushtuesve osmanë». Nëse do të përdorej “në kohën e pushtimeve osmane” do të nënkuptohej faza fillestare e impaktit, ndërsa e thënë në këtë mënyrë nuk lë asnjë shteg dyshimi mbi qasjen ndaj periudhës në tërësi si pushtim. Por nuk vlen e njëjta njësi matëse për bizantinët. Shembujt ilustrues jepen me ‘periudhë’ (bizantine), ‘art’, ‘arkitekturë’, ‘kulturë’ etj.
Një situatë analoge vërehet te shpjegimi i termit ‘venedikas’, ku mes të tjerash spikasin ‘kultura’ venedikase, ‘stili’ dhe ‘tregtia’ (1980, 2002). Tek ilustrimi i termit ‘romak’, krahas ‘pushtimeve romake’, gjenden ‘perandoria’ (romake), ‘bota’, ‘e drejta’, ‘arti’ dhe ‘sundimi’. Tani, sado mediokër, një ‘stil’, ‘art’, ‘arkitekturë’, ‘e drejtë’ dhe në përgjithësi një ‘kulturë’ duhet ta kenë karakterizuar edhe Perandorinë osmane. Të paktën për të njëjtat rregulla historiografike – sepse, megjithëse fjalor i gjuhës, në këto dallime ka ndikuar botëkuptimi historiografik e jo ai gjuhësor – termi ‘osman’, ashtu si ai ‘romak’, duhej të ilustrohej me termat ‘pushtim’ dhe ‘sundim’, gjë e cila nuk vërehet aspak: kësisoj termi ‘pushtim’ shndërrohet në ideal-tip për osmanët, ashtu si edhe termi ‘hordhi’. E parë në këtë mënyrë, është e vështirë pastaj t’i atribuohet një kulturë përkatëse objektit.
Mënyra e përdorimit të termave ‘pushtim/sundim’ (dhe derivatet përkatëse), sidomos në raport me periudhën osmane, ka karakterizuar gjerësisht traditën ballkanike, letrare dhe historiografike të mirëfilltë. Sundim, pushtim apo zgjedhë? Sipas Georges Castellan-it termi ‘zgjedhë’ është bërë normal për historiografinë ballkanike pas botimit ne 1889 të romanit Pod Igoto (Nën zgjedhë) nga autori bullgar Ivan Vazov.
Sidoqoftë, qarkullimi i këtij koncepti në traditën historiografike shqiptare pas mesit të shek. XX mbetet sporadik, ndërsa projektimi i ngarkesës së termit te raportet me osmanët kuptohet fare lehtë në çdo përshkrim. Një nga kapitujt e historisë shqiptare të publikuar në anglisht në 1981 (S. Pollo, A. Puto) përdor këtë koncept që në titull, Albania beneath the Ottoman yoke, megjithëse në brendësi periudha osmane paraqitet me termin sundim.
Nuk i shpëton konceptit as periudha bizantine, por me një specifike të veçantë: flitet për zgjedhë në kontekstin bizantin kur regjistrohet ndonjë gjendje shfrytëzimi klasor, që në vetvete pamundëson njësimin e periudhës bizantine me zgjedhën: «kryengritjen e filluan më parë fshatarët bullgarë të Maqedonisë, të pakënaqur edhe nga zgjedha e rëndë bizantine; […] në krye të kryengritësve u vu një njeri i thjesht, një fshatar-stratiot» (1967).
Dallimi qëndron te fakti se periudha osmane në tërësi demarkohet si zgjedhë. Koço Bozhori e quan «zgjedhë otomane» (1967); Gjovalin Shkurtaj shkon drejt mbiemërzimit të zgjedhës: «mjerimet e pësimet e ndryshme që ranë mbi të parët tanë, në ato kohëra të mugëta, kur Shqipëria, pas vdekjes së kryetrimit, ra nën zgjedhën e urryer osmane» (1984); Aleks Buda (i përmbledhur 2000) e shpreh përmes sintezës së pesë shekujve me termin robëri, që në mënyrë të tërthortë lidhet me zgjedhën, e po kështu edhe Pëllumb Xhufi në fund të viteve ’80. Në shekullin e ri Kristo Frashëri e ka ripropozuar konceptin në monografinë mbi Skënderbeun (2002), ashtu si Petrika Thëngjilli në manualin historik mbi Perandorinë osmane, ndërsa zgjedhë e despot mungojnë në manualin kushtuar Perandorisë bizantine nga i njëjti autor (2009, 2010), si për të konfirmuar se në nivel akademik vijon aplikimi i standardit të dyfishtë.
"Postbllok.com"

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Simbas meje Doan Dani me kete shkrim e ka paraqite veten si avokatin ma te pa afate te perandorise Osmane.

Deri diku Doan Dani ka te drejte kur thote se pushtuesit jane te gjithe njisoj dhe prandej per te gjithe duhet te perodret i njajti term percaktues.

Ne fakt te gjithe pushtuesit jane njilloj pushtues. Ky asht elementi i perbashket i tyne, PUSHTIMI.

Por nga ana tjeter vete Doan Dani ban nji dallim nga pushtuesi ne pushtues, te cilet nuk jane te gjithe njisoj.

Pushtuesit, edhe simbas vete ketij shkrimi, mund ti ndajme ne dy kategori: <o:p></o:p>

1- Ne pushtues qe krahas pushtimit sjellin edhe kulture. Pra kemi Pushtim+Kulture. Mbas ikjes se ketyne pushtuesve hiqet pushtimi dhe mbetet kultura.<o:p></o:p>

2- Ne pushtues qe krahas pushtimit sjellin dhe bile imponojne injorance. Pra kemi Pushtim+Injorance. Mbas ikjes se ketyne pushtuesve hiqet pushtimi dhe mbetet injoranca, si ne rastin e te shkretit popull shqiptar i cili per shkak te pushtuesve osmanve mbeti populli ma injorant e ma i vorfen ne Europe. Ne fakt kete gja e pershkruen edhe vete Doan Dani nga i cili me erdhi ky mendim. Per kete arsye tham se Doan Dani asht avokati ma i pa afte i pushtuesit turk-osman qe kam ndigjue un.<o:p></o:p>

Submitted by Rem (not verified) on

Doli prap ky ithtari i osmanillinjve. Kam jetuar shume vite dikur ne Shkoder dhe pata fatin qe njoh nje lloj tjeter myslimanesh qe ne jug  nuk i kemi. Kishte perveç myslimaneve te kulturuar edhe nje sere fanatikesh perbindesha, shihja sesi e perdornin pushtetin qe kishin kunder gjithe te tjereve. Ky Dani i tyre do te jete patjeter me gjithe kete patos pro hordhive osmane.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.