Projektet në Shqipëri, mediat belge raportojnë afera korruptive të arkitektëve që cilësohen si “të njohur të kryeministrit shqiptar”

Postuar në 08 Prill, 2015 08:09

“Lapsi.al” sjell sot në vëmendje atë që konsiderohet një skandal në Belgjikë e që përfshin direkt Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Duke marrë për bazë raportimet e mediave belge, del në dritë se Peter Swinnen, arkitekt i Qeverisë Flamane në Belgjikë, akuzohet për krijimin e kushteve për garë të pandershme në lidhje me nismën e kryeministrit shqiptar, “Atelier Albania”. Bashkë me Swinnen, në vëmendje ka ardhur edhe fituesi i tenderit, Patrick Janssens, të dy të njohur personalë të kreut të qeverisë aktuale shqiptare. Me të dalë në sipërfaqe ky skandal, mediat belge nuk mungojnë të vënë pikat mbi “i”: “Më datë 27 shkurt 2014, Peter Swinnen, drejtues i Qendrës së Arkitektëve Flamanë që këshillon Qeverinë Flamane, shpalli tender lidhur me një studim fizibiliteti për realizimin e projekteve në Shqipëri. Tre ishin kompanitë që konkuruan për këtë studim: 1) ASB, 2) B-ild Architecten dhe 3) Centrum voor Stadsontwikkeling CVBA. Kompania e fundit është ajo e Patrick Janssens, i cili së bashku me ortakët e tij fituar kontratën prej €31.097 eurosh. Por një raport i Qendrës së Auditimit Financiar të Qeverisë Flamane, nxori në pah, se informacioni paraprak që shpallësi i tenderit, Peter Sëinnen i ka dhënë fituesit të tenderit Patrick Janssen ka krijuar një garë të pandershme. Si rrjedhim fituesi ka qenë i favorizuar në mënyrë të padrejtë. Për këtë arsye, Peter Swinnen është shkarkuar nga detyra dhe sipas shtypit belg, ndaj tij dhe mund te fillojë një hetim penal”, thuhet në informacionet e mediave belge. Më interesantja vjen kur po këto nuk mungojnë të flasin edhe se përse z. Swinnen kishte zgjedhur Shqipërinë për të vënë në zbatim projektet belge: “Sipas gazetës presigjioze belge “De Morgen”, në një artikull të titulluar «Afera në Shqipëri shporr arkitektin belg», thuhet se zgjedhja e Shqipërisë nuk ishte e rastësishme.“Kompania 51N4E, e bashkë-themeluar nga arkitekti Peter Swinnen, shpallësi i tenderit, ka lidhje te forta me Qeverinë Shqiptare”, thuhet në artikullin e kësaj gazete. “Për më tepër, tenderi u fitua nga Qendra për Zhvillimin Urban nga Patrick Janssens, i cili në atë kohë kishte qëndruar një javë në Shqipëri, gjë që ngjalli dhe me shumë dyshime” shpjegohet në artikull. Sipas raportit të auditimit, Janssens ka vizituar Shqipërinë më 20 shkurt 2014, një javë para se të shpallej tenderi për projektin në Shqipëri nga Peter Swinnen, që ishte i pranishëm në nisjen e Atelier Albania”, shkruan “Lapsi”. Gjithçka i ngjan një lidhjeje të shkurtër bazuar në njohje personale me kryeministrin shqiptar. Lancohet nisma, na duhen disa të huaj, mundësisht perëndimorë, që t’ua shesim shqiptarëve si ajka e cilësisë, pse jo si kredenciale për orientim perëndimor, bëhet një konkurs, mbahet një konferencë e zgjeruar me njerëz të veshur mirë, me lule dhe drita dhe ja...mbërrijmë te “Ndryshimet Reale”. Lëmë pas barbarinë estetike të tranzicionit për t’u bërë edhe ne njerëz. Swinnen ka marrë edhe projektin e sheshit “Skënderbej”, po kështu fituesi i projektit të “Lungo Mares” është pjesëtar i komisionit për projektin e sheshit “Skënderbej”. Këto janë lajmet që na thonë se projektet xixëlluese të kryeministrit po nxjerrin një anë tjetër: ato qenkan edhe muhabete shokësh dhe të njohurish. Dhe kjo punë, kjo mënyrë të vepruari, duke u fshehur pas fasadës, nis që me punimet në kryeministri, për të cilat kreu i qeverisë tha se “u bënë me ndihmën e disa miqve”. Ecën më tej me projekte si palmat e autostradës, apo edhe me vizitën në Kinë, me çarter të paguar nga ambasada kineze(siç u shpreh vetë Kryeministria)për të ardhur së fundmi te kjo çështje që Belgjika po e sjell si pako postale në Shqipëri. Do të duhej natyrisht një reagim, pasi është shumë pak e besueshme që procedurat tenderuese në Shqipëri të jenë më të hapura se ato në Belgjikë. Nuk janë madje as më të hapura dhe me asnjë ndryshim edhe me procedurat e qeverisë paraardhëse, e cila u Kritikua, u Akuzua, por edhe u Imitua.
s.z

Comments

Submitted by HASIMJA (not verified) on

<p><span style="font-family: sans-serif; font-size: 14.3999996185303px; line-height: 24.4799995422363px;">Atelier Albania eshte marifeti i hajnave te rilindjes....</span></p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Kryeministri jone i korruptuar?!? <strong>S&#39;ka mundesi!&nbsp;</strong>&nbsp;Keta belget gjithmone na kane pasur inat, se kemi rrojtur me mire se ata, jemi me te zgjuar, me puntore dhe dime te trafikojme me mire se ata.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.