Dixhitalizimi i TVSH-së, kreu i AMA-s: “Nuk kapet afati”. Ministrja Harito: “Afati kapet për një pjesë të popullsisë. Për pjesën tjetër, negocion AMA deri në fund të 2015-s”

Postuar në 24 Mars, 2015 14:48

Sot në Komisionin Parlamentar të Medias dhe Arsimit ka raportuar kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Genti Sala. Mediat kanë folur për çështje të ndryshme të raportit vjetor, por “Top-Channel” sjell në vëmendje një aspekt me interes publik: dixhitalizimi i TVSH-së. Sala ka deklaruar para komisionit se “Afati për fat të keq nuk kapet, por do të bëjmë ç’është e mundur për të nisur procesin në zonat urbane, që nënkuptojnë në Tiranë dhe Durrës, ku numri i popullsisë është shumë i lartë. Më pas, me hapa të përcaktuar, të vazhdojmë edhe në zonat e tjera”. 17 qershori është afati që duhet të arrijë Shqipëria, autoritetet e së cilës po deklarojnë se nuk e arrijnë dot. Po çfarë pasojash sjell mosrespektimi i afatit për procesin e nisur e për të cilin ka një kontratë të firmosur? Lidhur me këtë çështje, “ResPublica” iu drejtua ministres së Inovacionit, Milena Harito, e cila sqaroi: “Afati do të kapet për një pjesë të popullsisë. Për pjesën tjetër, deri në dhjetor 2015, pra për 6 muaj, do të duhen negociata me fqinjët. Dhe kjo është detyrë e AMA-s”. E thjeshtuar, kjo do të thotë se zbatimin e procesit deri në fund do ta drejtojë, sipas asaj që deklaron Harito, Genti Sala. Ndaj këtij të fundit, opozita ka ngritur disa pretendime, të cilat edhe sot në komision i ka bërë prezente, deputeti Genc Pollo. “Ndërsa përmend punësime në institucione dhe ndërmarrje të ndryshme, nuk e përmend punësimin tuaj pranë operatorit të platformës dixhitale, çka përbën një mostregim të së vërtetës nga ana juaj”, tha ai, duke aluduar se në CV-në e vet, Sala nuk ka përfshirë punësimin në Digitalb, një nga platformat kryesore në treg. Sala vetë ka reaguar duke thënë se kjo është shpifje dhe se për këtë pretendim, ai do të përballet në gjykatë me z. Pollo. Çështja në çdo rast priret të krijojë paragjykime për procesin. Kjo pasi përfundimi i dixhitalizimit të TVSH-së, është në autoritetin e Salës, i cili nëse marrim parasysh pretendimet e opozitës, vendoset në pozitat e një konflikti interesi si insinuatë evventuale për çdo dështim. Do duhet pritur fundi i vitit për të folur për këtë çështje, por në çdo rast, qeveria shqiptare nuk ka sesi të mbetet jashtë përgjegjësive për këtë problem.
s.zaimi

Comments

Submitted by D.D (not verified) on

harrito ka lare duart heret qekurese deshtoi mes presionit te top channel nga njera ane e evropes nga ana tjeter. Gent Sala eshte jo vetm ish punonjes i digit alb,por e fillon dhe e ngrys ditem duke raportuar te pronaret e digitialb e top channel bashke. ai qoftw qe pretendon akoma se nuk e dine njerezit. tani do te rezultoje dhe deshtak se ja la Harrito ne dere. nuk ka nga ja mban as Rama as Digitalb ketij procesi. e do evropa dhe do behet. digitalb te fitoje kohe sa te mundet se qyl e ka

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.