“Gazeta Shqiptare”/ Gjergj Bojaxhi hyn në garë “i pavarur” për bashkinë e Tiranës

Postuar në 18 Mars, 2015 01:47

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se ” Gjergj Bojaxhi kërkon të konkurrojë për bashkinë e kryeqytetit. Ish­drejtori i KESH, ish/zëvendësministër i Ekonomisë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë, së shpejti pritet ta shohim ndryshe, kandidat i pavarur në garën për qytetarin e parë të Tiranës.  Sipas  “Gazeta Shqiptare”,  Gjergj Bojaxhi erdhi në politikë përmes KOP­it të PD­së, por tashmë ka shkëputur lidhjet me të dhe ka vendosur të qëndrojë në politikë, por duke rifilluar me një garë ndryshe, atë të kandidimit si i pavarur për postin e kreut të Bashkisë së Tiranë. Burime pranë stafit të tij pohojnë për “Gazeta Shqiptare” se ai pas një jave do të deklarojë zyrtarisht kandidimin si i pavarur për kreun e ri të bashkisë së kryeqytetit. Ai pritet të marrë vota nga e djathta, por edhe nga të pakënaqurit e pushtetit të majtë. 

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>I lumte!&nbsp;</p><p>Votat e familjes time i ka. Duhen shpartalluar PD-PS, e kane marre peng vendin.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.