“Balkan Stream” në vend të “South Stream”. Rruga e re e gazit nga Greqia e Maqedonia. “Ky është edhe shkaku i tensioneve në Shkup”, sipas medieve ruse

Postuar në 14 Mars, 2015 19:01

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se një projekt zëvendësues i “South Stream”, që do të sjellë gazin rus drejt Europës, ka kaluar në fazë praktike. Bëhet fjalë për atë që quhet “Balkan Stream”, i cili ndjek të njëtën gjurmë, por shmang Bullgarinë për të kaluar për es Greqisë dhe Maqedonisë. Janë gjetur madje edhe financimet, përderisa palët e interesuara, hungarezët dhe maqedonasit, kanë diskutuar me Erdogan për të marrë në këtë drejtim një financim nga Turqia, që sshtë nyje e të gjithë gazsjellësve. Interes paraqet në këtë çështje analiza që agjencia ruse i bën kalimit të projektit në fazën praktike në raport me situatën politike në Maqedoni. Sipas kësaj agjencie, skandali i përgjimeve, që u shërbye nga kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, synonte destabilizimin e vendit dhe realizimin e një skenari ukrainas. Regjisorët e këtij skenari janë amerikanët, që gjithnjë sipas “Sputnik” synonin pikërisht rotacionin politik me synim bllokimin e projektit. Fakti që kompania “Stroitransgaz” ka bërë të ditur së fundmi se “Balkan Stream” do të nisë ndërtimin, dëshmon se projekti amerikan ka dështuar. Në konsideratë pozitive merret edhe qëndrimi i partive shqiptare, sikurse fakti se si Greqia, ashtu edhe Maqedonia, kanë një qëndrim ndryshe nga BE-ja ndaj Rusisë. Madje për agjencinë ruse edhe Serbia ndodhet në qerthullin e përpjekjeveër revolucion të tipit ukrainas. Nuk dihet gjithsesi sesi do të shkojë, por duket qartë se Ballkani po kthehet në vijë përplasjesh, në kontekstin e të cilave Shqipëria, ndonëse zyrtarisht është më proevropiania, është më e shpërfillura nga shtetet e rajonit. Edhe pse ky fakt nuk do parë domosdoshmërisht si padrejtësi.
http://sputniknews.com/columnists/20150313/1019461125.html

Comments

Submitted by Edi Rama, Njesh... (not verified) on

Po kjo keshtu?!

A nuk eshte Edi Rama (i Ilir Metes) Njeshi i Ballkanit?

A nuk ia perplasi serbeve ne Beograd?

A nuk ua hoqi nga goja grekeve Detin?

A s'ishte kapiteni i Ballkanit me Zero Probleme?!

Ata qeshnin, dhe tani...Shqiperia larg duart nga Nafta!

Rrofte Alb-petroli!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.