Mesazhi i Bashës: Opozita ofron një ofertë të re, të fillojmë me spastrimin e politikës nga krimi

Postuar në 14 Mars, 2015 06:08

Lulzim Basha e nisi me urimit nga Elbasani, por mbërriti shpejt në Tiranë prej nga ku dha dhe urimin për kryeqytetasit për Ditën e Verës. Në cilësinë e kreut të PD, Basha dha dhe një mesazh politik. Ai përsëriti angazhimin e tij personal dhe të forcës politike që ai drejton për t’u dhënë shqiptarëve, ofertën e re. Basha tha se oferta e opozitës nuk bazohet në truke, por në zgjidhje konkrete. “E di, e prek e shoh shqetësimin dhimbjen e qytetarëve për gjendjen e rëndë ekonomike për papunësinë, varfërinë për rripin që shtrëngohet çdo ditë për shqetësimin që kanë për ushqime, libra e lë më për dhurata dhe jam i bindur se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Opozita ofron një ofertë të re, jo truke, por zgjidhje reale, të fillojmë nga spastrimi i politikës nga krimi, nga gjendja ekonomike. Jam i bindur se me shumicën dërrmuese shqiptare do t’i hapim rrugën e re dhe të sigurojmë një të ardhme për shqiptarët”.

Comments

Submitted by Poseidon (not verified) on

<p>&quot;Oferte e re&quot; ose&nbsp; &quot;New Deal&quot; i Nixonit,po si nuk ka nje ide te veten ky deshtaku mer aman.Njeri qe nuk te ngjall asnje shprese,deshtim total ne Tirane...ncncnncncncnc.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.