Sipas INSTAT, mes të rinjve të moshës 15-29 vjeç, 27 966 nuk duan të punojnë

Papunësia mbetet problem madhor në Shqipëri, por mes statistikave figuron edhe një përqindje të rinjsh që nuk duan të punojnë. “INSTAT vëren se 9,1 për qind e të rinjve nga mosha 15-29 vjeç janë të dekurajuar dhe nuk ofrohen për punë. Në totalin e forcës së punës në këtë grup moshë, që janë 307 319 persona, 27 966 prej tyre nuk duan të punojnë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo aktivë, 9,1 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar, ndërsa në popullsinë më të rritur të moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 14,3 % të popullsisë ekonomikisht jo aktive të kësaj grup-moshe”, citon “Monitor” INSTAT-in, që sqaron më tej se “të dekurajuarit klasifikohen ata individë që nuk janë duke kërkuar punë pasi mendojnë se nuk ka punë ose është një farë inferioriteti që ata ndjejnë ndaj punës, pasi mendojnë se nuk kanë aftësitë e nevojshme”.
Comments
Shkelqyeshem, Edvini keta te
<p>Shkelqyeshem, Edvini keta te dekurajuarit mund t'i llogarise si te punesuar, sepse keta e kane fajin vete qe nuk kane pune. Pse dekurajohen ata, kush ua ka fajin, Partia Socialiste i ka krijuar te gjitha konditat per punesim duke filluar me Erion Veliun.</p>
Te dekurajuarit duhet te
<p>Te dekurajuarit duhet te ndjekin shembullin e sorosianeve qe u katapultuan ne krye te shtetit pa bere asnje dite pune. Ata duhet te rrine ne pritje te radhes se tyre me shpresen se duke iu lepire pak politikes mund te marrin ndonje kocke qe mbetet pasi thelat e majme jane shqyer nga mamuthet kryetare. Kjo eshte skema e suksesit e propozuar nga "Rilindja".</p>
Add new comment