LSI mesazh Berishës: “Të hënën në prokurori...me dëshirë, që të mos shkojmë tek mësimi nr. 3, që Topalli duhet t’ia tregojë se çdo të thotë të të kapin për zhelesh”

Postuar në 07 Mars, 2015 09:42

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, pretendoi dje se nuk ka një thirrje nga prokuroria, por po t’i vijë thirrja ai do të shkojë. Bëhet fjalë për të dëshmuar për dijeninë që ai ka për çështjen “Doshi”, për të cilën tha, ose i shpëtoi, se ka dijeni prej tre muajsh. Sot, numri dy i LSI-së, Ylli Manjani, i ka kujtuar Berishës, detyrimin për t’u paraqitur në Prokuorori, pasi aty shkuan të gjithë që u përmenden në videon “Bami-Doshi”. Manjani dërgoi edhe një mesazh për Berishën, që ndoshta i rikujton atij kohën kur Meta ishte kryeministër: “Ai që ka nevojë të mësojë më shumë sot është Sali Berisha i cili ka 20 vjet e kusur që refuzon të mësojë mësimin nr. 1 që ligji është mbi të gjithë përfshi edhe atë vetë. Një mësim shumë i rëndësishëm, vënë në kontekstin, si në opinionin publik tha se e dinte që dy deputetë të parlamentit do të vriteshin e nuk i bëri përshtypje. Kjo ka domethënie: Ose zoti Berisha, nxënës i mirë, por me sjellje të keqe, e kish kurdisur vrasjen ose kish kurdisur sajesën. Në 20 vjet kurdis, por në çdo rast standardi demokratik është që të kallëzojë një krim. Nëse nuk e bën mban përgjegjësi penale e dënohet me burg. Neni 300 i Kodit Penal, i dashur Doktor. Doktori është thirrur dhe për herë të tjera në prokurori. Të hënën në ora 09:00 duhet të shkojë në prokurori. Mësimi numër 2: Duhet të shkojë me dëshirë, me vullnet të lirë. Makinën dhe bodigardët ende ia paguan shteti. S’ka nevojë të ecë në këmbë. Po të dojë edhe të rrëfejë se ka shumë për të rrëfyer. Ka shumë herë që ai duhet të shkojë, por mbi të gjitha të shkojë vullnetarisht. Ky është një mësim shumë i rëndësishëm që të mos shkojmë tek mësimi nr. 3, që ish- kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli duhet t’ia tregojë se çdo të thotë të kapin për zhelesh. T’i lërë deklaratat publike të pakonfirmuara ose t’i bëjë në prokurori, të gjitha të tjerat janë histori që i takon të zgjedhë”, tha Manjani.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

<p>eshte thjeshte nje shprehje rrugaçesh, dhe qe <em>espublica</em> nuk eshte tribune&nbsp; e kesaj kategorie njerezish, edhe kur jane nga Skrapari.</p><p>E sidomos kur ky fare Saliu te shpetoi nga burgu . ne qofsh burre shko ne gjyq&nbsp; me deshmine e kasetes qe kur mund te perdoret ndaj Sales eshte e vlefshme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.