Ambasada amerikane deklaron se nuk do të marrë në dorëzim asnjë material, apo video për çështjen “Doshi”: “Shqipëria ka institucione të besueshme ligjzbatuese”

Ambasada amerikane ka përforcuar sot qëndrimin e një dite më parë për çështjen “Doshi” duke deklaruar madje se nuk do të marrë në dorëzim asnjë provë, apo video për të bërë shqyrtim. Në një prononcim për Tv Klan, një zyrtar i ambasadës ka deklaruar se këtë veprim duhet ta kryejnë institucionet shqiptare. “Ambasada Amerikane në Tiranë deklaron se i ka ngritur edhe më herët shqetësimet e saj në lidhje me deputetin Tom Doshi dhe persona të tjerë tek autoritetet shqiptare. E pyetur nga Tv Klan nëse kishte prova kur e cilëson deputetin Doshi si të përfshirë në veprimtari kriminale, një zëdhënës i Ambasadës tha se këto shqetësime janë ngritur prej vitesh. Pyetjes se përse nuk ia kanë dorëzuar qeverisë shqiptare këto prova, zyrtari i Ambasadës iu përgjigj duke thënë se i kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me Doshin pranë autoriteteve shqiptare. Përsa i përket deklaratës se deputetit të Shkodrës se do të dorëzojë pranë selive dipolmatike provat që disponon zëdhënësi i Ambasadës amerikane tha se “Shqipëria ka institucione të besueshme ligjzbatuese dhe ata nxisin këdo që ka prova për shkelje t’i paraqesë këto në Prokurori dhe Policinë e Shtetit”, raporton Tv Klan. Të njëjtin qëndrim mban edhe Komisioni Europian, teksa zëdhënësja Maja Koçijançiç ka deklaruar po për Tv Klan se: “Komisioni Evropian pret hetimin e plotë të këtij rasti nga autoritetet kompetente shqiptare. Komisioni Evropian mbështet plotësisht hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin plotë të marrëveshjes midis partive qeverisëse dhe të opozitës në Parlamentin e Shqipërisë, duke përfshirë çështjen e personave me të dhëna kriminale që mbajnë poste publike. BE-ja i jep prioritet të lartë forcimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjior, pa kompromis, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë prioritetet kyçe për Shqipërinë. Ne presim gjithashtu sjellje dhe qëndrime të përgjegjshme për çështjet që lidhen me shtetin ligjor nga të gjithë ata që luajnë rol në jetën publike”.
http://tvklan.al/ambasada-e-shba-kemi-patur-shqetesime-prej-...
s.z
Comments
shume pyetje duhet te shtroni

shume pyetje duhet te shtroni ju gazetaret, me Muchin ne krye.

C'do ambasada ne kete teme? Cili eshte roli i saj? Nqs ambasada do thote per arsye te ligjit dhe te transparences, atehere perse nuk kane folur perpara? Cne fiks qe diten qe Doshi u perjashtua nga PS, USA shprehet kundra tij? Po nderhyrja e tyre sot? Nderhyrje ne punet e brendshme do thoshte Enveri...Duket fiks si nderhyrje me pagese...po kush paguan akoma e paqarte.

Toma mund te kete shume te keqija, i korruptuar, kriminel e ku di une, por dje e sot ai po thote versione qe vete Meta me Brahon po i pohojne. Nuk po shprehen Rama e Tahiri. Te kene ngecur valle ne nje kurth te Metes? Sepse vetem Rama po del keq nga kjo mesele.

Ne syte e mia, si lexues i pandikuar dhe painteres te drejteperdrejte, une shoh Tomen qe thote qe Rames ia kam thene ne sy, dhe Rama as nuk e pergenjeshtron dhe as nuk e denoncon per shpifje. Rama eshte kryeminister. Duhet ta zgjidhe kete ceshtje!

Add new comment