Panariti “rehabiliton” Lufrën: Nuk ka qumësht pluhur, do pija tre kuti po t’i kisha përpara

Në një dalje për mediat, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet për mashtrimin me qumështin “Lufra”. Ai tha se nga analizat e kryera në produktet e tregtuara nga kjo kompani, nuk ka rezultuar prani e qumështit pluhur, por vetëm qumësht i freskët.
“Thamë se do të bëjmë analizat, dhe pas tyre ju bëj me dije se nuk ka prani të qumështit pluhur, por vetëm qumështi i freskët. Fakti se është gjetur një sasi e qumështit pluhur, dhe unë jam në dijeni, nuk ka asgjë të gabuar. Sepse importi i qumështit pluhur, është brenda normave. Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të futur në dorë subjektet tregtare. I rrezikshëm është qumështi në shishe plastike dhe jo ky. Unë nuk dua të bëj shou por po të kisha këtu përpara do të pija 3 kuti qumësh Lufra”, tha Panariti, duke u bërë një apel mediave, që në lidhje me ngritjen e aludimeve të tilla, të presin më parë analizat dhe ekspertizat. Kjo pasi siç tha Panariti, në këtë mënyrë dëmtohet subjekti dhe prodhimi shqiptar, dhe sipas tij ky është një rast i përsëritur.
Mbetet gjithsesi një pikëpyetje përse i duhej kësaj fabrike një sasi prej 1350 kg qumështi pluhur e cila nuk ishte e deklaruar as në faturat e TVSH dhe as në etiketat e produkteve, e gjetur nga policia e Fierit.
a.k
Comments
minister i papergjegjshem!

minister i papergjegjshem! shok me hajdutet e mashtruesit.

Kjo qe shkruan ti fshati

Kjo qe shkruan ti fshati lalaz eshet futja kot

Kjo qe nje furtune ne gote e

Kjo qe nje furtune ne gote e ngritur nga baxho e baxhella djathi, kunder fabrikes me moderne ne Shqiperi. Shkoni pyesni fshataret se kush eshte firma qe e grumbullon me cmim me te larte qumeshtin ne te gjithe Shqiperine? E dini se sa jane punesuar per merite te Lufres ne Myzeqe?

He mo e dini? Sa thoni ju? 50? 170? 1700? Jo, nuk e gjetet. plot 15 mije individe punojne sot ne Myzeqe si rezultat i biznesit te suksesshem te Lufres. Ku jane do te thoni ju? Fermeret qe mbajne bageti dhe e shesin qumeshtin tek Lufra. Ndryshe po te ishte per shtetin, keta fshatare do te kishin vdekur per buke. Me ato leke qe marin nga qumeshti qe i shesin Lufres, po ushqehen, po mbajne femijet ne shkolla dhe po bejne shtepi.

Prandaj, kujdes kur flisni pa e njohur problemin. Paska kapur krimi ekonomik me pak se dy kv qumesht pluhur pa deklaruar TVSH. Dhe e dine se sa eshte vlera e TVSH-se te padeklaruar? 8 mije leke te vjetra. Kapet krimi ekonomik dhe ben buje me 8 mije leke. Nuk shikon miliardat qe po bejne mafiozet neper dogana.

Llogjika juaj eshte meqe
Llogjika juaj eshte meqe lufra ushqen me te ardhura mijera familje le ta leme rehat te mashtroje me qindra mijera konsumator me cilesin e produkteve dhe le te beje evazion fiskal se eshte me i vogël se ai qe ben mafia me drogen.
Lufra grumbullon qumesht me çmime me te uleta se te tjeret, u heq litrat fermereve, i ka detyruar te dhurojne dengje bari per ti dhuruar ne emer te vet tek te permbyturit ne Novosel.
Sa per evazionin duke u nisur nga te dhenat qe jepni ju po te besh nje llogari te thjeshte del 15 mije individ me nga 1 lop qe jep te pakten 20 litra ne ditë i takon 300 mije litra ne dite perpunim perveç qumeshtit pluhur. Sa litra qumesht deklaron lufra ne tatime????
Punetoret e lufres u shqyen neper ferra duke kapercyer gardhet ngaqë ishin ne te zeze, sa jane keta???
Per Çfare perdorej qumeshti pluhur i gjetur ne fabriken lufra per ëmbëlsira????
Add new comment