Presidenti konfirmon telefonatë "fyese dhe të papranueshme" nga kryeminìstri për çështjen "Zhiti"

Postuar në 19 Shkurt, 2015 16:12

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka bërë publike një detaj nga negociatat që ka zhvilluar me kryeministrin Rama për çështjen e emërimit të  ambasadorëve. Gjatë një intervistë në emisionin "Top Story", kreu i shtetit zbuloi se kishte marrë një telefonatë tejet nervoze nga kryeministri Rama për mosdekretimin e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan.

Nishani e konsideroi të papranueshme dhe befausese telefonatën, nga tonet dhe termat e përdorura nga kryeministri. “Ai reagim(deklarata e deputetit Balla në Parlament) ka qenë pas 30 min pas një telefonate të papranueshme mes Kryeministrit dhe Presidentit. Kisha dëgjuar që Kryeministri telefonon gjyqtarë dhe prokurorë, por nuk e kisha besuar dhe i kisha quajtur të ekzagjeruara, por jam tronditur nga tonet dhe fjalët e përdorura atë natë ndaj Presidentit, një fjalor i papranueshëm. Nuk mundesh as të ulërasësh, as t’i bërtasësh, as ta fyesh një president për arsye pse nuk dekretokam Visar Zhitin. ”-është shprehur Nishani në Top Story.

 

l.m

Comments

Submitted by Gjenerali i mus... (not verified) on

<p>Dhe njehere vertetove qe je nje njeri i vogel,nje servil partie dhe jo kreu i shtetit,asgje me shume se kaq.</p><p>Po nuk eshte faji yt Jaro...jooo,eshte i atij qe te vuri aty,i nje plaku qe poshterimi i shqiptareve i jep kenaqesi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.