Një parakalim i frikshëm i militantëve të ISIS në rrugët e Bengazit. A i shërbeu këtij qëllimi vrasja e kolonel Gedafit (Video)

Tre vjet pas vrasjes së Muamar Gedafit, Libia i është dorëzuar grupeve ekstremiste që kontrollojnë pjesën më të madhe të territorit. Demostrimin e prezencës në Bengazi e ka bërë së fundmi edhe Shteti Islamik përmes një parakalimit të forcave të saj. Bëhet fjalë për një kolonë automjetesh të tipit Toyota që përbën të ashtuquajturën polici të ISIS në kryeqytetin e Libisë.
Videoja është postuar në internet nga organizata terroriste Ansar Al-Sharia, e cila që prej vitit 2014 e ka shpallur Libinë si shtetin e Emirateve Islamike, ndërsa 3 muaj më vonë deklaroi shkrirjen me ISIS. Pyetja që shtrohet është nëse vrasja e Gedafit i ka shërbyer pikërisht këtij qëllimi, ardhjes së ISIS në pushtet.
l.m
Comments
Ky muhabeti i ISIS është një
<p>Ky muhabeti i ISIS është një flluskë sapuni: janë po aq "të tmerrshëm" sa edhe bandat e '97 në Shqipëri - lulëzojnë vetëm në kushte anarkie apo shteti të dobët. Diskutimet se gjasme përbëjnë kërcënim frontal janë të fryra. Mbase mund të financojnë e organizojnë akte terrori me individë, dhe për këtë duhet të shuhen me rrënjë, por me sa duket egzistojnë vetëm prej "tolerancës", apo mungesës së përputhjes së interesave perëndimorë, apo për plane që do duhet dhe pak të duken. Keqardhje dhe indinjatë për popullsinë e atyre territoreve që janë lënë në mëshirë të këtyre karabushëve injorantë.</p>
prape me dy gishtat lart keta
<p>prape me dy gishtat lart keta libianet, po ta heqin ore naften nga vendi i tyre, dhe te shohin se do jen te lire, nuk ka per t'ia var njeri</p>
Add new comment