Liderët e rinj të Greqisë, kujdes. Mund të pësojnë ndonjë “aksident”, thotë ish këshilltari i Reganit

Postuar në 16 Shkurt, 2015 15:27

Një paralajmërim dramatik ka bërë ish-konsulenti ekonomik i presidentit amerikan, Ronald Regan, Paul Craig Roberts, lidhur me qëndrimet radikale e të forta të qeveritarëve të rinj grekë. Duke folur në një intervistë për King World News, Roberts thotë se Aleksis Tsipras dhe ministri i Ekonomisë, Yanis Varoufakis, janë dy personazhe që shihen me sy jo të mirë nga eurokratët, pas deklaratave të ashpra pas ardhjes në pushtet të Syrizas. Sipas tij, Europa është në një krizë morale para së gjithash, pastaj në krizë ekonomike, ndërsa Greqia është trajtuar pa dinjitet nga zyrtarët e Trojkës dhe i janë detyruar masa shtrënguese idiote.

Por këto qëndrime mund t’u kushtojnë qeveritarëve grekë. “Rreziqet janë shumë të larta. Qeveritarët grekë mund të vriten. Mund të pësojnë ndonjë aksident... Ka shumë interesa në lojë, dhe jo vetëm të grupit të bankave që kanë dhënë kredi, të cilat duan t’u kthehet çdo qindarkë. Ka interesa të tjera më të forta: interesat e një qeverie të centralizuar në Bashkimin Europian dhe Bankën Qendrore, që marrin vendime për të gjithë vendet anëtare”.

Përgjithësisht analizat e Robertsit mbi gjendjen financiare globale dhe rreziqet e afërta janë të zymta dhe apokaliptike. Por përsa vlen, duhen konsideruar si opsione të mundshme.  

 

http://kingworldnews.com/paul-craig-roberts-new-greek-govern...

 

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ne rregull, tani pritet te angazhohet James Bond me atentatin dhe cdo gje do te shkoje per bukuri.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.