"Përleshje verbale” në “Opinion”, Ç. Peka-A. Stefanit: “Je hit në rrjetet sociale. Njihesh si psikopat”. Përgjigja: “Ke ardhur në Tiranë, qytetërohu!”

U nis të diskutohej për politikë, për presidentin dhe kandidaturat për ambasador dhe përfundoi në sulme dhe akuza stigmatizuese. Debati mes Andrea Stefanit dhe Çlirim Pekës në “Opinion” ka nisur për kandidaturën e Visar Zhitit dhe përballjen politike e institucionale për emrin e tij dhe ka përfunduar në “përplasje qytetërimesh”. “Ti je bërë një hit në rrjetet sociale dhe njihesh si psikopat, si i sëmurë mendor”, i ka thënë Peka Stefanit në debat e sipër. Kjo meqenëse Stefanit i njihet tanimë si atu kryesore analize dhe prezantimi publik anti-Berishizmi. Përgjigja: “Ke ardhur në Tiranë, qytetërohu. Mos fyej”, tha Stefani.
s.z
Comments
Asnje nuk durohet,po ama Cim
<p>Asnje nuk durohet,po ama Cim Peka eshte intelektual i madh ha ha ha ha...</p><p> </p>
Shum me spond ja paska then
<p>Shum me spond ja paska then Çim Pekes!</p><p> </p>
Add new comment