Pranga 24 vjeçarit në Unazën e Re, dyshohet si killer në ngjarjet e fundit. I kapen armë dhe silenciator

Postuar në 16 Shkurt, 2015 05:09

Me dyshimin e fortë se është vrasës me pagesë, një 24-vjeçar u arrestua këtë mëngjes nga Policia e Tiranës Ndalimi i të riut nga Elbasani u bë në makinën e tij pranë Unazës së Re në kryeqytet.

24-vjeçarit Armando Gorezi, pronar i një lokali në këtë zonë, gjatë kontrollit në biznesin e tij policia i gjeti një arsenal armësh të llojeve të ndryshme duke përfshirë edhe silenciator. Gorezi dyshohet për përfshirje në atentatet në Durrës dhe Elbasan. Për kontrollin e banesave që Gorezi zotëron në këto dy qytete, dy grupe të RENEA-s janë nisur drejt Elbasanit dhe Durrësit.

a.k

Comments

Submitted by Anonim123 (not verified) on

<p>Po keshtu e kane keto pune. Ky duhet te jete bisnesman i sukseshem qe ka arritur ne moshe 24 vjecare te kete disa apartamente dhe nje lokal. Une psh qe jam bisznesmen i pasuskseshem (jo si keta bisnesmanet qe i vrasin me mina me telekomande) ende ne moshe 38 vjec po laj kredine e shtepise si dhe kam &nbsp;ende kohe ta mbaroj. Duhet te jete i pafajshem ky djale... madje dikerka te kete edhe kursime...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.