Shkon në 45.4% mbështetja popullore për qeverinë Tsipras. Ministri i Financave thyen çdo parashikim, e do 85% e grekëve

Vetëm 20 ditë pas fitores së zgjedhjeve “Syriza” ka rritur ndjeshëm popullaritetin duke thelluar hendekun me të djathtën e ish-kryeministrit Samaras. Një sondazh i televizionit Alpha i jep partisë së Aleksis Tsipras 45.4 për qind të mbështetjes popullore me afërsisht 10 pikë përqindje më shumë sesa rezultati i zgjedhjeve të 25 Janarit. Në të kundërt konservatorët e Demokracisë së Re aktualisht gëzojnë 18.4 për qind të mbështetjes popullore nga 27.8 për qind që morën në zgjedhjet e janarit.
Mbështetje rekordme 85 për qind për ministrin e Financave Gianis Varufakis, qëndrimet e të cilëve kanë zgjuar shpresat tek grekët dhe sipas analistëve kanë hequr shijen e frikës për të ardhmen.
Në sondazh grekët janë pyetur edhe nëse duan të dalin nga euro, 64.5 për qind e të cilave janë shprehur kundër rikthimit te dhrahmia.
l.m
Comments
Normal te thuash nuk ka me

Normal te thuash nuk ka me taksa edhe une do ta doja...por as vitin nuk e mbyll ky!

"Punojne gjermanet per ne" thonin greket,tani hajde...me vrap tu ktheni leket,mosmirenjohesa.

Kur nuk njihet realiteti eshe

Kur nuk njihet realiteti eshe me mire te mos flasesh dhe as te leshosh genjeshtra me bisht ne internet. Te pakten mos merr persiper emra si Prometheu, ate emmer e marrin ata qe thyen vargonjte dhe jo ata qe ndejehen te kenaqur me shpjegime siperafesore dhe i bejne temena vargonjve.

Te lumte Stefan per kete

Te lumte Stefan per kete pergjigje qe ke dhene sepse shumica e ketyre gjykojne kolektivisht dhe jane ireale ne kendveshtrim te aspekteve ne vendet fqinje, per keta Amerika dhe Gjermanioa do te zbarkoje ne Shqiperi.

Po eshte normale qe ministri

Po eshte normale qe ministri Varoufakis te duhet nga njerezit kur ben deklarata te papergjegjshme si ajo e refuzimit te bashkepunimit me trojken. Kane ngelur vecse dy jave kohe per qeverine greke per te marre nje vendim perndryshe rrezikojne te kene arken bosh, atehere do te shohim nese populli do te vazhdoje te brohorase per ta. Ceshtja eshte nese Greqia do te jete e zonja te dale nga kriza e me cfare plani sepse me deklarata populiste nuk shkohet asgjekundi. Grexit (dalja e Greqise nga euro) po afron, fluksi ditor i eurove qe terhiqen prej bankave eshte i rendit te 300-500 milioneve e tashme ari po shihet si shpetimtari i fundit i kursimeve. Nderkohe kush ka qejf le te brohorase e te thyeje zinxhire si t'ia doje qejfi por ama realiteti nuk le shteg per optimizem.

Add new comment