Ta përzëmë Zhitin!

Visar Zhiti ka dhënë një intervistë ku mbron të drejtën e tij për t’u emëruar në Vatikan, në të cilën ka naivitet e habi. Është naivitet natyral i tij. E kam hasur ndër të paktat herë kur kemi biseduar, në kohën që MPJ më nxirrte komisioneve për të më pushuar nga puna meqenëse shkruaja në gazetë, dhe më pyeti e i thashë arsyen e telasheve të mia. Më pa me një lloj përhumbjeje, mërmëriti diçka si “ç’domethënë kjo?”, ku dukej qartë se në mendjen e tij kishte një përplasje kohësh. Lëvizte si hije korridoreve të ministrisë, i edukuar me kë shkëmbehej në to. Me sa dukej, jo pjesë e klaneve të PD-së, nuk e emëruan asnjëherë ambasador, megjithëse u promovuan gjithfarë ronxhobonxhosh. Nëse është shkrimtar i talentuar apo jo, nuk është notë që na takon ta japim ne, në një vend ku ka mbetur një grusht shkronjësish dhe dy grushte lexuesish. Ndaj meriton respektin për rrugën e zgjedhur, rrugë që ashtu si para treqind vjetëve ka të garantuar varfërinë dhe shpërfilljen. Edhe të parën e të fundmen herë kur u angazhua politikisht për tre muaj si ministër Kulture i qeverisë së perënduar “Berisha”, shihej mungesa e nuhatjes politike. Por me sa duket, një lloj burrërie për të mos lënë në baltë partinë që besonte se i përkiste, e shtyu të thoshte “po”. Një “po” që do t’i siguronte biletën e papunësisë. E ky nuk ishte fundi i kalvarit. Djali i vetëm, i vdes në aksident automobilistik. Në autostradën Tiranë-Durrës, ku një firmë e tenderosur për t’i bërë makijazh autostradës kishte lënë si lopa bajgën blloqe betoni, pa sinjalistikë a shenjëzim, Visar Zhitin e vrasin për herë të dytë.
Jeta e tij është nga ato që është pak të quhen dramatike. I burgosur në kohën e komunizmit, pas lirimit përpiqet të ndërtojë një jetë normale dhe të ngrejë familje. Lind djalë dhe i jep edukimin më të mirë që mundet. Në ditët e ngushëllimeve, bashkë me të shoqen tregonin fotot e tij nga celulari dhe aktivitetet ku kishte marrë pjesë. Mendja e tyre, nuk e pranonte se gjithçka ishte prerë në mes. Një burri në të gjashtëdhjetat, t’i marrësh të vetmen shpresë dhe gëzim, është provë se Zoti nuk ekziston. Pas kësaj fillon sadizmi ynë. Politikanë me pamje dhe mendësi ordinere, biznesmenë me lëkurë fshatari të pahequr, gjithçka që estetika mund të prodhojë për të karakterizuar negativitetin dhe e mëshiruar në mbajtësit e frenave të shtetit e biznesit shqiptar, mpleksen në këtë nevojtore publike. Ndërkohë, si sulmues i lirë, futet edhe një prift i cili jep shpjegime diplomatike dhe protokollare prej të dehuri. E në mes është Visar Zhiti, i cili përpiqet të shpjegojë në këtë teatër absurd, se ai është i lidhur me kulturën kristiane, se edhe djalit ia vuri emrin në respekt të thirrjes katolike për Zotin, e se e do kaq shumë krishterimin sa ka shkruajtur vetëm për të.
Por le t’i thërrasim arsyes. Duhet t’i japim një mandat Visar Zhitit të largohet nga ky vend. Sadizmi ynë duhet të ketë cak. I morëm rininë në burgje, i vramë djalin dhe tani po e tallim. Nuk e lamë të gëzonte asnjë ditë të jetës së tij, dhe sapo i qeshte buza, kujdeseshim ta ngrinim atë. Le t’i japim një mandat e pastaj një tjetër e një tjetër e një tjetër në qoftë nevoja, derisa të shkojë pranë birit të tij, por të mos e kthejmë në këtë vend ku çdo rrugë e godinë i kujton një vuajtje, e çdo pëllëmbë apartament, fëmijën e ikur. T’i japim një mandat, se nuk i bëjmë nder atij, por vetes. E nëse nuk na bën zemra t’i japim post ambasadori një shkrimtari a poeti, le ta quajmë një mënyrë për ta përzënë. Fundja, neve kurrë nuk na janë dashur shkrimtarët e poetët.
"Gazeta Shqiptare"
Comments
Te te mbajme ty! Po ti perse

Te te mbajme ty! Po ti perse duhesh?Dhe, me fal, kush je?

Ky reagim behet kur lexohet

Ky reagim behet kur lexohet titulli por jo shkrimi.

Shkrimi i ketij

Shkrimi i ketij ronxhobonxhosh se promovuar dikur nga Berisha e tani nga Edi Rama percjell hipokrizi. Nuk mund te jesh edhe mbrojtes i flakte i xhelateve qe i nxine jeten njerezve si Zhiti edhe mbrojtes i bashkevuajtesve me Zhitin. Perdor veten e pare shumes kur flet per xhelatet per te shperndare fajin. Jo ore zoteri fajin e kane kriminelet si yt ate qe me sadizmin e pakufi i sollen vuajtje shume njerezve te pafajshem si Zhiti.

Postet diplomatike nuk jane oferta Caritas-i qe te shperndahen per meshire prandaj mendoj se kjo perqasje mbi ceshtjen e emerimit te Visar Zhitit eshte e gabuar. Personalisht me vjen shume keq qe Visar Zhiti u perzie ne kete lufte grindavecesh e nese vertet Rames apo Hiles ia ndjen per dhimbjen e tij nuk duhet ta kishin bere kete gje. Po te ishin keshilluar me pare me palet e interesuara e pasi te kishin marre aprovimin, jam i sigurt se gjithe kjo zallamahi politiko-mediatike do te ishte evituar.

Dritan Hilja, ke shprehur nje

Dritan Hilja, ke shprehur nje cinizem te pamate ne kete zhgarravine. Visar Zhiti nuk ka nevoje per mender "keqardhjen" tende hipokrite. Ti je si puna e atij qe qesh dhe zgerdhihet ne nje funeral dhe thote qe po e ben nga keqardhja. Dhe se fundi, kush kujton se je ti mer paloburre, qe shperndan vleresime dhe pa tu dridhur dora shtie kripe neper plage te hapura te te tjereve?!? Kishit qene jo vetem rrace e keqe, por edhe krejtesisht e pandreqshme dhe pashprese ju halete komuniste.

C'frustrim qe kini o zinj,te

C'frustrim qe kini o zinj,te mjeret ju.

Ik or pirdhu!

Ik or pirdhu!

Xhuxhmaxhuxh,gojen e paske

Xhuxhmaxhuxh,gojen e paske dalje per gazrat qe te mban koka,i mjeri ti.

Ik e pirdhu edhe nje here

Ik e pirdhu edhe nje here tjeter...

Ore ti jepi...te thashe, me

Ore ti jepi...te thashe, me mire nxirri nga goja se te pelcase koka.

Ti vazhdon te mos e kuptosh

Ti vazhdon te mos e kuptosh se cfare do me thene "IK OR PIRDHU"! S'ka te beje as me gazrat e mia as me koken time, ka te beje me zoterine tende....

Kokë pëce,nuk ke si të

Kokë pëce,nuk ke si të kuptohesh kur gojen se përdor për të folur por për të pjerdhur.

E shof qe po fillon te

E shof qe po fillon te nevrikosesh, dhe kjo nuk te lejon te gjykosh kthjellet e ta kuptosh qe ka erdhur momenti TE PIRDHESH.

Vezhgues Qekur te shprehesh

Vezhgues

Qekur te shprehesh nje opinion duhet te shihet si frustrim? Nese ty nuk te pelqen mendimi im me argumento.

Nuk ka asnje frustrim nga ana ime kur evidentoj qendrimin hipokrit te Hiles.

Dritan Hila...nuk eshte fare

Dritan Hila...nuk eshte fare pa te drejte ne kete autoportret te servirur si portret te Visar Zhitit.

Me kujtoi fjalet e nje zonje, zonje e dikujt me emer/mbiemer edhe me te famshem, tek i cili kishte shkuar

per ndihme nena e Visar Zhitit (kur ky arrestohej serish per "naivitet" te llojit qe ve ne dukej Hila).

Nena e Zhitit nuk u ndihmua, Zhiti i Ri beri burg si Zhiti i Vjeter, punoi naivisht edhe atje brenda dhe ia kurseu nja

duy tri vite burg dikltatures, doli prej burgut te vogel ne burgun e madh, provoi te ngrinte nje fare jete, sic rrefen edhe

Hila me zgjedhje fjale, diku nga fundi i atyre viteve te fundit takoi edhe Edi Ramen, qe i dha nje liber nen dore,

pastaj...pastaj plasi demokracia!

Dmth ish komunistet u bene demokratike dhe pervec karrikeve, ketyre te rinjve u duheshin edhe ca ish te burgosur qe

nuk do t'ua zinin ne goje se perpara se te beheshin demokratike, ata kishin qene komuniste, dhe mes tyre zgjodhen

edhe Visarin e e shkrete...

Pra, Saliu u be Shef i Opozites qe me te shpejt do merrte pushtet, kurse Hila do te behej me pushtet sapo te dorehiqej Saliu,

kurse Visari...ashtu duke murmuritur, thote Hila, pa hile.

Visarit do t'i nxirrnin edhe Zotin kunder, ose Zotin inekzistent, sic shprehej me nje dhimbje ateisti Hila.

Hila, per ta qetesuar poetin, te cilin thote se e respekton, propozon qe Visarin ta "interrnojme" si komb, si shoqeri,

si shtrese politike. ta perzeme nga ky vend ku kurre nuk u muar vesh se kush ia ben te ligen...!

Visari, "naivisht", nuk thote gje per keto gjera. Nuk tha asgje per berishen, dhe as pritet te thote ndonje gje per Hilen.

Hila ia merr si dobesi, ndokush tjeter ia vlereson si tolerance, te majtet e perdorin si "naiv" kunder te Djatherve, teksa

keta te fundit as kujtohen ta falenderojne qe nuk foli (as) kunder tyre...!

Nuk i ndoqa

Nuk i ndoqa reagimet e t e tjereve pas reagimit te pare qe bera per shkrimin. Na paska dale VEZHGUESI, qe paska thene se une paskam lexuar vetem titullin dhe jo shkrimin kur kam bere komentin tim. VEZHGUESI duhet te jete GJENI... Si e ka kuptuar xhanem, qe une paskam lexuar vetem titullin ?O VEZHGUES, sa tituj , kam shkruar, kam lexuar, kam nderruar, dhe kam botuar une, po t'i numerosh, ti vete nuk i ke as sa ke numrin e diteve te jetes tende. E di pse ta them kete? Sepse autori, ne dukje i ka vene nje titull intrigues artikullit, (qe nuk ka asgje te keqe ta vere se do te terheqe lexuesit.) Por, ne brendi, ne tekst pra, ne vend qe te shpalose pse duhet "perzene" Visari, na shpalos ne menyre brilante hipokrizine e tij dhe keqardhjen e shtirur per , sic e koncepton ai, "Visarin e gjore". I gjore, ne kuptimin qe ka kjo fjale ne fjaloret e Gjuhes Shqipe, nuk eshte Visari. I gjore, qyqar safi, eshte autori, qe perzjen hipokrizine me keqardhjen e shtirur duke e portretizuar veten si nje katundar me poture qe per t'u shitur alla franga, ve edhe nje kapele republike...

Nqs shkrimet i ke si komenti

Nqs shkrimet i ke si komenti me larte profesor,lexuesit s'besoj ti kesh te shumte.

Zoti shqiptar-amerikan, ketij

Zoti shqiptar-amerikan, ketij vezhguesit une i kam thene tri here "IK OR PIRDHU" gjer tashti, po ky t'u ngjitka si nevoja pas kepuces, s'ke c'i ben, do ta durojme...

Vetem m*t e pordhe te nxirrka

Vetem m*t e pordhe te nxirrka goja ty o zi,i mjeri ti.

Po të ishe i sinqertë në ato
Po të ishe i sinqertë në ato që thua, do të niseshe ti i pari, e ta siguroj që Shqipwria do të jetë të nesërmen një çikë më e mirë. E sa herë një si puna jote të braktisë këtë vend, ai do të bëhet akoma më mirë, derisa rraca e pështirë e politikanit që vjedh e bën moralistin të jetë jetë zhdukur e më në fund ai të trashëgohet nga artistët në shpirt e lexuesit e tyre. Por ti nuk e bën, se siç thua vetë, nuk ke ndërmend të vdesësh i harruar e i varfër, e qëndron stoik bashkë me kopenë tënde të hipokritëve moralistë, derisa poeti i fundit, bashkë me lexuesit që janë pjesa që ende nuk janë prekur nga kanceri i leverdisë të kenë ikur nga ky vend.
Që ta lidh me shkrimin, komentin më sipër e të mos na akuzojë M. Nano për tejkalim të kufijve të etikës, nuk mund tu rekomandosh të tjerëve të ikin, e vetë bën të kundërtën. Me siguri ti që do të qëndrosh në një vend pa poezi e bën për hir të atdheut! Hipokrizia, rrena duhen censuruar, them unë.
Add new comment