Andrea Stefani acarohet me Fevziun: Ti nuk bën dot emision për Saliun. Fevziu: Më ler me gjithë Saliun!

Postuar në 02 Shkurt, 2015 16:42

Në debatin  në  “Opinion” ku temë e diskutimit ishte helikopteri i drogës në Spanjë dhe implikimi i majorit  të regjimentit të Farkës pati një moment tensioni mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe analistit Andrea Stefani.  Shkak u bë një ndërhyrje e Andrea Stefanit në momentin që deputeti i PD Gent Strazimiri po fliste për dipendencën e Andra Stefanit ndaj Saliut. Fevziu kërkoi që Stefani të mos e ndërpriste Strazimirin duke iu drejtuar me ton. Kjo ka ngjallur reagimin e Stefanit  që tha se Fevziu  po kërkonte t’Iimbyllte gojën kur ai po fliste për Saliun.

Ja një pjesë e debatit:

Fevziu: Andera, mos e ndërprit. Ke folur 3 herë dhe ai e ka marrë fjalën pas 1 orë e 20 minutash

Andra Stefani: Do më mbyllësh gojën ti mua.

Blendi Fevziu: Mos më bërtit mua. Do ta jap unë fjalën.

Andra Stefani: Rri urtë, kthehu andej

Blendi Fevziu: Stop njëherë

Andra Stefani: Ti nuk bën dot emision për Saliun

Blendi Fevziu: Më ler me gjithë Saliun

 

l.m

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Fevzo Fantomasi dashka me i heq buken e gojes Andreas? Po ca di te bej ai gjynafqari nese nuk bertet &#39;fajin e ka Saliu&#39;? Ka 20 vjet qe me kete ha buke.&nbsp;</p><p>Po te vdiste neser Saliu, pasneser pesonte infarkt Andrea.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.