Pas kundërshtive publike, Zhiti: "Kisha kundër meje në Vatikan, reagim fondamentalist"

Postuar në 08 Shkurt, 2015 01:46

Visar Zhiti i është përgjigjur  kundërshtive që një klerik i lartë i Kishës Katolike i ka bërë propozimit të tij si kandidaturë për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Zhiti shprehet se është i tronditur dhe i habitur nga qëndrimi që mbajti imzot George Frendo. (Lexo  http://www.balkanweb.com/site/kisha-katolike-kunder-zhitit-jo-ambasador-mysliman-ne-vatikan/)

“Çfarë t’ju them? Më habiti, më tronditi, m’u duk absurde. Nuk m’u duk aspak katolike, sidomos në një Europë, ku Papa Françesku vjen në Shqipëri dhe lavdëron harmoninë fetare si emblemë e një populli. Në këto kushte, një reagim a shkrim i tillë m’u duk fondamentalist…

M’u duk shkrim për një inkuizicion. Së pari, ai që ka folur, nuk e di në ka folur, në emër të vetes, a të kujt tjetër. Unë nuk e njoh dhe nuk e di a më njeh. Po patjetër që nuk më njeh. Ai nuk e di çfarë jam unë, mysliman, apo katolik, apo bektashian, apo laik. Unë, meqenëse po bëjmë këtë bisedë, kam kohë që punoj me kulturën katolike si një nga themelet e Europës së bashkuar, bashkë me kulturën antike greke, janë dy kolona të kësaj kulture. Jam përkthyes i poezive të Papa Vojtilës, jam autor i katër librave për nënë Terezën. Libri im i botuar në Itali “Croce di carne”, pra “Kryqi prej mishi”, jo kryq prej druri, kryqi i Krishtit. Pavarësisht nga origjina, unë në burg kam qenë mes priftërinjve katolikë, ata ishin midis të tjerëve, miqtë e mi. Dhe, ku e di ai që unë nuk jam pagëzuar në burg, ku ai nuk guxon të kthejë kokën ta shohë?

Madje, Kardinali Gianfranco Ravasi, besoj se ai ka dëgjuar në televizionin italian, citon poezitë e mia të dielave. Ai ka cituar vargje të poezisë sime: “Është e ndaluar të qash në burg, megjithatë, unë e kam lumturi që di të qaj akoma”. Sot, unë kështu jam. Jam, në një gjendje të rëndë. Më duhet të pushoj së qari që të flas me ju” shprehet Zhiti.

Intervista e plotë e Visar Zhitit: http://www.balkanweb.com/site/zhiti-kisha-kunder-meje-ne-vatikan-reagim-fondamentalist/

n.k

Comments

Submitted by Solomon si bir ... (not verified) on

Natyrisht eshte absurde, Visar...

por eshte me mire, besoj, t'ja lesh ne dore Zotit kete paqartesire,

se kush ka nge ne kete bote te merret me nje njeri?

Kot qe kujtohesh se je pagezuar ne burg, nuk ta beson kush: me ligj, te asaj koheze,

nuk ke pasur te drejta e liri njerezore, pra as te besoje, e jo me te kembeje besim!

Sa per emerimin, meqe keni njohje te vjeter me Ramen, ai do te te nis per diku,

perse jo, ne Izrael, se as emrin s'e ke mysliman, ose serish ne Rome, aty afer kerthizes se krishtere,

qe te kesh kohe qartesimi origjinare, permes meditimesh te zeshem...

Eshte kohe dukjesh, Visar: perkthimet duket se calojne, edhe nga Andej ne Shqipe,

por edhe nga Shqipja e Nene Terezes per Andej...

Keshtu qe me mire vazhdojme te qajme...

Submitted by Epiroti (not verified) on

Po he de Visar, mire ia ke bere. Qellove edhe ti me top nashti sikur Mato Gruda kunder taljoneve qe po ta dinin keta te fundit se ishte nje ''budalla'' Gruda ne mal me top, nuk do te te dergonin autokolonen por kembesorine. Edhe ky Mato o Visar emrin po tia perktheje ne italisht e kishte ''budalla'' dhe i tille doli, u vra e shkoi per lesh nga topi qe e strehoi ne salle. Kurse ti/ty? Po te hane ne bese prifterinjte qe te kane pagezuar ne burg. Perkthe o Visar perkthe se akoma nuk e di se 'cjane keta latinet, keta kurre nuk ngopen deri sa ti tiu japesh maksimumin. Mundohu dhe thuaji Rames te hap nje seli ne Kalkuta, ndoshta atje indianet mund te pranojne, thuaju qe je me origjine rom kete here sepse sado qe po iu lepihesh zoterave si Frendos e Co akoma me duket se nuk do t'u prishesh mendjen. He urate, se ndoshta aroma e Indise te sjelle fat, sic i solli Terezes dhe e shenjeteroi jo per se gjalli por kur vdiq.

Submitted by Anonimus (not verified) on

Reagimi i Vatikanit kunder ketyre lepiresave myslumane qe behen katolike eshte nje shpulle e forte per servilet. Besoj se sonte Visari Zhiti, Enkel Demi, Ledi Shamku, Tritan Shehu e disa qindra tritane te tjere perpeliten ne shtrat ndersa shohin zallamahine  me muslimanin qe nuk pranohet si katolik nga Vatikani. Une do u sugjeroja qe te konvertoheshin ne budiste me mire, meqe pasi kane bere hasha Islamin, tani edhe Kisha Katolike po i ben lanete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.