Kultura në “qendër të vëmendjes”, ministrja replikon me shkrimtarin Kiço Blushi: "Filtri juaj, fasadat nostalgjike..."

Postuar në 06 Shkurt, 2015 11:37

Kiço Blushi shkruante para tri ditësh në “Gazeta Shqiptare” një shkrim kritik për kulturën, rrënimin 24-vjeçar, apo edhe politikat që ndiqen nga ministria përkatëse. Blushi që në titull rikujton gjendjen ku e sheh kulturën dhe për këtë huazon diçka nga politika: “Vajmedeti i artit dhe kulturës”, shkruan ai dhe rendit disa çështje. Mes të tjerave nënvizon: “Ministria dhe veçanërisht ai që është ministri aktual, përherë do të dalin (do të vetëshpallen) më të zotët, më të aftët, më të përkushtuarit, më rezultativët se të gjithë pararendësit. Por...fasadat nuk mjaftojnë më. Kujdesi për varakun e karameles bosh nuk i gënjen më votuesit, as militantët… Në këto vite arti, kultura dhe sporti kanë shkuar poshtë e më teposhtë, jo dhe aq rastësisht. Shiu që përmbyt këto fusha e ka emrin mediokritet...Jemi unikalë e më absurdët në këtë drejtim”. Sot, ministrja i është përgjigjur Blushit, me një shkrim-mesazh, kuptimi i të cilit kumtohet që në titull: “Me zemër në dorë e mendje të hapur”. Çfarë shkruan ministrja? Ministrja rendit punën e bërë sipas saj në këto dy vjet, me ruajtjen e monumenteve, për botimin e kolanës së veprës së De Radës, për politikat e reja me çmimet letrare, “që ishin kthyer në qoka”, për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën “Traduki”, apo edhe në marrëveshjen e Europës krijuese. Përtej kësaj liste me arritje, nuk mungon as replika: “Do të kisha dashur ta dëgjoja zërin tuaj të thërriste në këto 20 vjet kur hapësira e Pallatit të Kulturës iu lëshua biznesit”, apo më poshtë: “Shumë gjëra të tjera që nuk janë të lehta të bëhen në një vit do të doja t’jua tregoja vetë i dashur Kiço Blushi. Por nuk di si mund t’i ndajmë këto kur ju gjykoni “me të dëgjuar” ose “me të thëna”…Ministrja i përmbahet idesë se puna e bërë frymëzon optimizëm, se ajo është e prekshme dhe në fund, edhe kritika e Kiço Blushit, sipas saj çalon në fakt nga perspektiva nga e cila bëhet. “Do shkonte shumë gjatë ky shkëmbim informacionesh dhe me shumë dëshirë do e bëj, nëse vërtet ju keni dëshirë të shkojmë përtej fasadave nostalgjike që përzgjidhni si filtër”, thotë ministrja duke “akuzuar” Blushin se është subjektiv dhe i kondicionuar “estetikisht” kur flet për kulturën(“Gazeta Shqiptare”, dt. 6 shkurt).
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Une keta te Rilindjes nuk i honeps dot, por Kiçoja nuk eshte tjeter vec nje nihilist me dhembe te rena qe nuk pushon se peshtyri ku te mundet e si te mundet dhe do te kenaqej vetem po ta shikonte &quot;Benin qe hecen vete&quot; te ngjiste shkallet e Presidences, a Kryeministrise. Shkurt, Rilindasit e Rames jane per t&#39;u qare me llahinka, po ky Kiçoja eshte derdimen e shkuar derdimenit.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ashtu osht Nelo, kemi ngel keq edhe per gurë tashti, se i kane mbuluar ujrat e permbytjes&nbsp;<span style="font-size: 14.3999996185303px; line-height: 24.4799995422363px;">prandaj duhet t&#39;i perdorim me efikasitet. E mira e te mirave eshte me nje gur me vra tre zogj, po eshte pak si e zorshme po nuk qene te tre ne te njejtin vend.</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.