Rama shkruan se “qeveria nuk është në televizor më shumë se zakonisht” dhe kritikon disa media për raportimet

Postuar në 05 Shkurt, 2015 04:26

Kryeministri Edi Rama kritikon mbulimin që disa medie i kanë bërë dhe po i bëjnë situatës emergjente të krijuar nga përmbytjet në jug të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, me titullin “Ja pse qeveria nuk është në televizor më shumë se zakonisht”, kreu i qeverisë shfaq qartësisht rezervat e tij për disa raportime nga disa medie që i cilëson “trupa e vjetër e cirkut mediatik”. Nga ana tjetër, në postimin e tij Rama evidenton se ekzekutivi i tij po sillet ndryshe nga paraardhësi, duke shmangur ato që i cilëson si “shfaqje të tepërt të “heroizmit” mediatik të qeveritarëve”.

“Dalja e kursyer para kamerave dhe shmangia e çdo shfaqjeje të tepërt "heroizmi" mediatik të qeveritarëve, siç u mësuam t'i shohim me neveri vitet e shkuara, është vendosur që ditën e parë të përballjes me këtë emergjencë. Sepse ne nuk mund ta përdorim këtë hall të madh që u ka rënë në kokë njerëzve të prekur nga përmbytjet, për të shtuar praninë tonë në ekrane dhe bërë garën e shëmtuar të dhembshurisë për popullin. Detyra e qeverisë është krejt e qartë dhe ne e dimë e po e kryejmë atë me përkushtimin e seriozitetin më të madh” shkruan Rama.

Postimi i plotëi kryeministrit: https://www.facebook.com/edirama.al?fref=nf

Në nisje të përmbytjeve në jug të vendit, në disa media u publikua një foto e kryeministrit në një prej restoranteve të qytetit të Vlorës. Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as debatet rreth shifrave mes reporterëve dhe përfaqësuesve të qeverisë, siç ndodhi në emisionin “Opinion” dy netë më parë.

n.k

Comments

Submitted by Joni (not verified) on

<p>Nje gazetare nga Vlora, nje e vetme te &quot;Opinioni&quot;, dilte me kompetente se te gjitha strukturat. Por, afermendesh se, sado masa qe te merren do te kete te paknaqur dhe ata perbejet objekt te disa mdiave. &nbsp;Kjo, mendoj se &nbsp;nuk eshte e drejte.</p>

Submitted by Ron (not verified) on

Vetem qe kryeministri gjen kohe te kritikoje mediat personalisht eshte nje tregues se sa te pakontrolluar e ka reagimin pas "ofendimit" qe mediat i bejne dukjes se tij. Kryeninistri reagon shume me shume se sa i lejohet dhe gjithmoneve me shume si i ofenduar dhe agresiv. Cinizmi dhe sulmi publik ndaj medias na ben te kuptojme qe bashke me vetekenaqesine njeriu qe udheheq qeverine ka nje gjendje psiqike te pastabilizuar dhe emocione te ndryshueshme lehtesisht, karakteristika qe e pengojne te sillet si lider. Pretendimi se nuk del ne TV me shume se zakonisht eshte jo vetem i padrejte por dhe feminor (shume e rrokshme ne sjelljen e zakonshme kryeministrore).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.