Tender 1.1 mln$ për rikonstruksion zyrash nga Ministria e Arsimit? Të paktën kështu thotë ish-kryeministri

Postuar në 05 Shkurt, 2015 08:42

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i përfshirë në debate të ashpra sot në Parlament, ka deklaruar ndër të tjera se ministria e Arsimit ka firmosur para dy ditësh një tender rikonstruksioni për zyrën e ministres dhe zyra të tjera me vlerë 1.1 milionë dollarë. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo gjë, pasi akuza të tilla hidhen rëndom, por fakt është se lajmi i para disa kohëve për rikonstruksionin e zyrave dhe mjediseve të Ministrisë së Mbrojtjes, u pranua nga ky dikaster. Dhe, edhe ky tender ishte me një vlerë 1 milonë dollarë, por në rastin e kësaj ministrie shpenzimi u justifikua me ndryshimin e godinës.
s.z

Comments

Submitted by St (not verified) on

<p>Po eshte e vertete, ka kaluar edhe ne keshill shkencor ne IMK (Institut te Monumenteve te Kulture). Ku eshte Artan Shkreli, Auron Tare, Artan Lame tani qe do prishet muri historik i Ministrise se Arsimit apo vetem kur preket muri i presidences kujtohen megafonet. Me poshte keni dhe linkun e projektit (autor MetroPolis ose Universiteti Polis)</p><p>https://www.facebook.com/115596881841502/photos/pb.115596881841502.-2207...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.