Ambasada greke: Ja pse u anullua vizita e Tsipras në Tiranë

Postuar në 28 Janar, 2015 12:45

Kishte zëra se ishte Edi Rama që anulloi vizitën e Aleksis Tsipras në Tiranë dhjetorin e kaluar me kërkesë të kancelares gjermane, Angela Merkel. Por ambasada greke në Tiranë, e cila kishte përgatitur të gjitha detajet e vizitës së Aleksis Tsipras në kryeqytetin shqiptrar dhjetorin e kaluar, konfirmoi për ResPublica se ishin zhvillimet politike në Greqi që ndryshuan axhendën e kreut të SYRYZA-s.

E kontaktuar nga ResPublica zyra për shtyp e ambasadës greke në Tiranë sqaroi se gjithçka flitet për një ndërhyrje të zonjës Merkel është spekullim dhe se axhenda e kreut të SYRYZA-s u ndikua nga zhvillimet politike në Greqi që kishin të bënin me zgjedhjen e presidentit të vendit.

Pak ditë më parë edhe kryeministri Rama në emisionin “Shqip” dha të njëjtat arsye për anullimin e vizitës së Cipras duke thënë se kreu i SYRYZA-s  spostoi ardhjen në Tiranës pas krizës politike për zgjedhjen e presidentit të Greqisë.

 

l.m

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Aleksis Tsipras ben mire qe e bojkotoi sepse perderisa Tirana eshte duke vjedhur dhe abuzuar me pasurite e minoritetit grek pergjat bregdetit sikurse ben edhe me vete shqiptaret. Syriza eshte shpresa dhe drita e ndezur jo vetem per popullin miredashes grek por per te gjithe popujt e tjere ne Evrope, shpresojme edhe per kete shqiptar i cili vidhet, keqtrajtohet dhe varferohet perdite nga gjakpiresit kapitalist.</p>

Submitted by Baftjari (not verified) on

<p>Minoriteti grek ato toka qe ka i ka peshqesh nga reformat agrare e atyre qe pretendon se &quot;po i shtypin&quot;. Mos harroni se Jergucati e ka pasur emrin Memush Bey, dhe as zjarr nuk lejoheshin te ndiznin ne kasolle, nuk kishin oxhak. Jo me prona. Na shpiket dhe minoritetitn dhe pronat ne bregdet tani.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.